Qyteti i Shkodrës do përjetojë këto ditë të nxehta vere tinguj Jazz-i. Festivali ndërkombëtar i Jazz-it në Shkodër është një event që evokon, përkujton, stimulon e promovon jo vetëm muzikën jazz.
Në edicionin e këtij viti, i cili nis më 27 gusht e do vazhdoj deri më 2 shtator 2018, do të ketë hapësirë edhe muzikë klasike me të ftuar nderi mjeshtra të mëdhenj të muzikës që me performancat e tyre do të kënaqin publikun e bashkë me artistët e tjerë pjesëmarrës do të ndikojnë, mbi të gjitha, në formimin, specializimin e instrumentistëve të rinj. Pikërisht, kjo është pritshmëria nga Shkodra Jazz Festival.
Në këtë edicion do të jenë pjesëmarrës dhe instrumentistë të huaj, të cilët për herë të parë do të ndodhen në ambjentin muzikor, artistik dhe kulturor të Shkodrës.


