• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALARM NË PARTINË E KRYEMADHIT/ Të punësuarit në bashki nisin të kalojnë me PS
Home
Politikë

ALARM NË PARTINË E KRYEMADHIT/ Të punësuarit në bashki nisin të kalojnë me PS

10 August, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Lëvizja Socialiste për Integrimrrezikon të shkrihet fare si parti. Bojkoti i zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, por edhe djegia e mandateve duket se po dëmton më tepër partinë e Monika Kryemadhit, krahasuar me Partinë Demokratike.

Kjo e fundit është një parti që ka një elektorat bazë, ndryshe nga LSI, e cila elektoratin e saj e mban pranë vetës vetëm përmes punësimit. Por në kushtet kur Lëvizja Socialiste për Integrim ka dorëzuar thuajse të gjitha bashkitë e drejtuara prej saj, ka nisur edhe hemorragjia në radhët e kësaj partie. Sipas informacioneve, mësohet se me futjen në zyra të kryebashkiakëve socialistë të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, shumë nëpunës të LSI kanë nisur të kalojnë tek Partia Socialiste.

Mësohet se kjo lëvizje ka prekur të gjitha bashkitë që deri më dje administroheshin nga Lëvizja Socialiste për Integrim, ku shumica kanë kaluar apo do të kalojnë pranë socialistëve, në mënyrë që të mbajnë vendin e punës. Gazeta e ka paralajmëruar edhe më parë këtë gjë, por dorëzimi i 8 bashkive në duart e mazhorancës qeverisëse, duket se po sjell fundin e LSI më shpejt se sa mendohej. Po ashtu, burimet i thanë gazetës se në shumë qytetet nëpunës së bashkive të administruara deri më dje nga partia e Kryemadhit janë parë në zyrat e Partisë Socialiste për të marrë teserën e kësaj partie, lëvizje kjo që do t’i ndihmojë ata që të ruajnë vendin e punës.

Alarm në partinë e Kryemadhit

Interesant është fakti se rikthimi i “hemorragjisë” në këto ditët të nxehta vere, ka ndezur alarmin tek Lëvizja Socialiste për Integrim, e sidomos tek krerët e saj bashkëshortët Ilir dhe Monika Kryemadhi. Këtë të fundit teksa po shikojnë me sytë e tyre që “kalatë” e LSI po bien një nga një dhe militantët apo anëtarët po rendin drejt PS, janë pushtuar nga paniku. Kjo pasi nëse do të vijohet me këto ritme, brenda këtij viti Lëvizja Socialiste për Integrim do të mbetet pa anëtarë, ku i vetmi elektorat i saj do të jenë vetëm drejtuesit e partisë.

Megjithatë, kjo është vetëm njëra anë, pasi Kryemadhi, Meta dhe drejtues të tjerë të kësaj partie kanë edhe një tjetër merak që po i sfilit dhe po i lë pa gjumë. Mësohet se frika tjetër e madhe që po bashkëjeton me Kryemadhin dhe të tjerë titullarë të kësajpartie është reforma zgjedhore.

Një ndryshimi i sistemit zgjedhor që do të favorizonte Partinë Demokratike dhe Partinë Socialiste, me shumë gjasa do të çonte për “skrap”, jovetëm LSI, por gjithë partitë e tjera të vogla. Dhe për të vërtetuar se ekziston një merak i kësaj natyre, mjafton të shikosh retorikën e ashpër të presidentit Ilir Meta, i cili është në sinkron me Lëvizjen Socialiste për Integrim, duke mbrojtur njëri-tjetrin.

“Shkrirja” e LSI, Rama porosi socialistëve

Kryeministri Edi Rama urdhëroi pak ditë më parë vartësit e tij në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Socialiste, pas zgjedhjeve të 30 qershorit që të mobilizohen fort, me qëllim “shkrirjen” e LSI. Mësohet se një nga taktikat që socialistët do të përdorin kundrejt militantëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim është se do t’i ftojnë në Partinë Socialiste, duke iu kujtuar që në fillim kanë qenë socialistë, shkruan Sot News.

Ndërsa një tjetër taktikë që socialistët do të ndjekin për të joshur militantë, është gjatë takimeve me militantët do t’u kërkojnë këtyre të fundit që t’i bashkohen PS, pasi LSI nuk do të vijë më në pushtet dhe se vetëm Partia Socialiste ua garanton vendin e punës. Ndërkohë që taktika tjetër është shkarkimi nga puna.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUKAKU E ZHVESH NGA 9-TA/ Gati t’ia rikthej Mauro Ikardit numrin klubi gjigant i Serie A...
Previous article PRESIDENTI "NË MAJË" TË MALIT/ Meta: Nga kjo ujëvarë e Bjeshkëve të Prevallës, në lartësinë 1850 metra (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

SPAK MBYLL HETIMET PËR ERVIN MATËN/ Akuzohet për trafikimin e 250 kilogramë kokainë Aktualitet

SPAK MBYLL HETIMET PËR ERVIN MATËN/ Akuzohet për trafikimin e 250 kilogramë kokainë

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna… Politikë

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna…

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni! Politikë

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT