• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
Alain Delon: E urrej këtë epokë ku çdo gjë është e rreme. Do ta lë këtë botë pa keqardhje
Home
Kulturë
Kinematografi

Alain Delon: E urrej këtë epokë ku çdo gjë është e rreme. Do ta lë këtë botë pa keqardhje

12 January, 2018 k.autor Kinematografi, Kulturë

Një prej aktorëve më të njohur francezë, Alain Delon deklaroi se do të largohej nga kjo botë pa asnjë keqardhje, në një intervistë të publikuar sot në një numër special të “Paris Match” kushtuar 60-vjetorit të karrierës.

“Jeta nuk më ka dhënë gjëra të mëdha. Kam njohur gjithçka, kam parë gjithçka. Por, mbi gjithçka, e urrej këtë epokë, më bën për të vjellë”, theksoi aktori 82-vjeçar në fund të kësaj interviste të titulluar “Unë, Delon, intervista e jetës së tij”.

“Janë këto qënie që urrej. Gjithçka është false, gjithçka është e rreme. Nuk ka më respekt, nuk ka më fjalë të dhënë. Ka vetëm numërim parash. Dëgjojmë që flitet për krime gjatë gjithë ditës. Di që do largohem nga kjo botë pa asnjë keqardhje”, theksoi Alain Delon pasi përmblodhi karrierën e tij, raportin e vështirë me familjen, gratë që ka dashur dhe miqtë që ka humbur, raporton ata.

“Pothuajse të gjithë kanë vdekur”, nënvizoi aktori mitik i “Guepard” (1963), i prekur veçanërisht disa muaj më parë nga vdekja e Mireille Darc, që kishte ndarë jetën në vitet 70.

I pyetur për vendin e një gruaje në jetën e tij sot, aktori përgjigjet që nuk e ka gjetur.
“Nuk them se nuk ka pasur kandidate. Ka pasur 10, por asnjë për momentin nuk më bind për të përfunduar jetën. (…) Mund të martohem nëse ajo është e gatshme të më shoqërojë deri në fund të jetës”, theksoi aktori.

Alain Delon theksoi gjithashtu se xhirimi i filmit të fundit, parashikuar me Patrice Leconte dhe ku ai duhet të ndajë posterin me Juliette Binoche, është vonuar.

Filmi i fundit me metrazh të gjatë me Alain Delon daton në vitin 2008 me “Asteriks në lojërat olimpike” nga Frederic Forestier dhe Thomas Langmann, në rolin e vetironikut, Jules Cesar.
Në teatër, aktori ka qenë me pjesën “Një ditë e zakonshme” nga Eric Assous (2011 dhe 2013).

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SPECIALE/ Pas skandalit të "Zjarr dhe Furi" vjen libri tjetër. Një mal me sekrete për Trump dhe jetën e tij
Previous article Një top futbolli i mori shikimin, këngëtari i njohur italian: Jam internist, por mbi të gjitha kundër Juves

k.autor

Postime të ngjashme

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Breaking News

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT