• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKUZOI MEDIAT PËR DEZINFORMIM TË QËLLIMSHËM/ “Safe Journalists”: Muhamet Rrumbullaku tejkaloi autoritetin policor
Home
Aktualitet
Kronikë

AKUZOI MEDIAT PËR DEZINFORMIM TË QËLLIMSHËM/ “Safe Journalists”: Muhamet Rrumbullaku tejkaloi autoritetin policor

15 August, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Rrjeti “SafeJournalists” ka reaguar në lidhje me akuzat e ngritura nga kreu i policisë Muhamet Rrumbullaku ndaj mediave në vend, në lidhje me vrasjen e Egli Progës.

Në reagim, “SafeJournalists” shpreh shqetësimin për deklaratat e fundit të Rrumbullakut, në lidhje me mbulimin mediatik të vdekjes së Progës, pasuar nga shqetësimet e ngritura nga familja për vonesat në mbërritjen e ambulancës dhe reagimin e policisë duke çuar në akuza për një hetim të paplotë. Në reagim thuhet se gazetarët raportuan për këto shqetësime, duke u bërë presion autoriteteve që të reagojnë.

“Më 14 gusht 2024, Rrumbullaku akuzoi gazetarët se po përhapin ‘fabrikime dhe akuza të ndyra’ kundër Policisë së Shtetit, duke i cilësuar raportimet e tyre si ‘dezinformim të qëllimshëm’. Ai bëri të ditur se Policia e Shtetit do të marrë masa ligjore ndaj gazetarëve individualë dhe përdoruesve të rrjeteve sociale.

Rrjeti SafeJournalists e sheh kërcënimin e akuzave penale kundër gazetarëve dhe përdoruesve të mediave sociale për gjoja përhapjen e dezinformimit si një tejkalim të autoritetit policor, duke bërë të paqartë ndarjen midis funksioneve të zbatimit të ligjit dhe gjyqësorit. Kriminalizimi i raportimit gazetaresk bie ndesh me parimet dhe garancitë kushtetuese të fjalës së lirë dhe lirisë së medias. Kjo përpjekje mund të mbysë gazetarinë e pavarur dhe të minojë rolin e medias si mbikëqyrëse e qeverisë dhe institucioneve publike.

Vërejtjet e Rrumbullakut përfshinin një pohim shqetësues se vetëm versioni zyrtar i policisë për ngjarjen duhet të konsiderohet i besueshëm, duke sfiduar kështu detyrën thelbësore të gazetarëve për të verifikuar informacionin përmes burimeve të ndryshme. Ky qëndrim, i miratuar nga Kryeministri Edi Rama, kërcënon të minojë rolin kritik të medias në mbajtjen e institucioneve përgjegjëse po ashtu ofrimit te publikut një kuptimi të plotë të ngjarjeve. Në një peizazh mediatik si Shqipëria, ku praktika e zyrtarëve publikë për të shpërndarë materiale të përgatitura paraprakisht (audio, video dhe tekst) në media është e përhapur dhe ku gazetarët kanë akses të kufizuar në burimet e dorës së parë, pohimi se vetëm tregimet zyrtare janë të besueshme. është veçanërisht shqetësuese.

Kjo situatë përbën një kërcënim të rëndësishëm për lirinë e medias në Shqipëri, duke çuar potencialisht në autocensurë dhe një media të pavarur të dobësuar. Rrjeti SafeJournalists i bën thirrje Policisë së Shtetit të tërheqë menjëherë kërcënimet dhe të ndalojë frikësimin e gazetarëve dhe përdoruesve të mediave sociale që raportojnë për çështje me interes publik. Theksojmë respektimin e rolit thelbësor të gazetarëve në verifikimin e informacionit nga burime të ndryshme dhe informimin e pavarur të publikut. Për më tepër, ne kërkojmë respektimin e proceseve gjyqësore për të adresuar dezinformatat e supozuara në përputhje me standardet e Këshillit të Evropës dhe të BE-së..

Rrjeti SafeJournalists qëndron në solidaritet me komunitetin gazetaresk në Shqipëri dhe u bën thirrje të gjitha palëve të interesuara, përfshirë autoritetet kombëtare dhe ndërkombëtare, të mbrojnë lirinë e medias dhe të sigurojnë që gazetarët të mund të veprojnë në mënyrë të pavarur pa frikën e hakmarrjes ligjore.

Rrjeti SafeJournalists do të vazhdojë të monitorojë nga afër këtë situatë dhe do të avokojë për mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve dhe lirisë së medias në Shqipëri dhe më gjerë.

Prishtinë – Shkup – Sarajevë – Zagreb – Beograd – Podgoricë, 15 gusht 2024- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës- Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë- Shoqata e Gazetarëve të BH- Shoqata e Gazetarëve Kroatë- Shoqata e Gazetarëve të Pavarur të Serbisë-Sindikata e Mediave të Malit të Zi”– thuhet në deklaratë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIJA E MAJMUNIT MBËRRIN NË EUROPË/ Ja ku regjistrohet rasti i parë
Previous article JO VETËM HARRIS DHE TRUMP/ Zbulohet data kur do përballen në debat kandidatët për zv/president

s.autor

Postime të ngjashme

IMT VIJON AKSIONIN NË VLORË/ Shemben objekte që zënë hapësirat publike në qendër të qytetit Aktualitet

IMT VIJON AKSIONIN NË VLORË/ Shemben objekte që zënë hapësirat publike në qendër të qytetit

"KISHTE KALLASHNIKOV DHE ÇIFTE..."/ Dëshmia e çobanit “fundos” vrasësin e policit në Maliq Aktualitet

"KISHTE KALLASHNIKOV DHE ÇIFTE..."/ Dëshmia e çobanit “fundos” vrasësin e policit në Maliq

SHERR ME THIKA NË LUSHNJË/ Plagoset 26-vjeçari! Në banesën e autorit të dyshuar gjenden mbi 55 mijë euro e dollarë false Aktualitet

SHERR ME THIKA NË LUSHNJË/ Plagoset 26-vjeçari! Në banesën e autorit të dyshuar gjenden mbi 55 mijë euro e dollarë false

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT