• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKUZOHET PËR TRAFIK DROGE/ GJKKO liron nga qelia Bashkim Haxhijan!
Home
Aktualitet
Kronikë

AKUZOHET PËR TRAFIK DROGE/ GJKKO liron nga qelia Bashkim Haxhijan!

6 November, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

GJKKO ka liruar nga qelia Bashkim Haxhijan, i akuzuar për trafik droge. Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie” për shkak të mbarimit të afateve të paraburgimit.

“Konstatimin e humbjes së fuqisë së paraburgimi, konkretisht të masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr. Penale caktuar ndaj personit nën hetim Bashkim Musa HAXHIJA, me Vendimin Nr. 308, datë 21.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe zgjatuar me vendimin Nr. 439, datë 16.07.2024 të kësaj Gjykate, për shkak të kalimit të afateve të paraburgimit gjatë hetimeve paraprake”, njoftoi GJKKO.

Zbatimi dhe mbikëqyrja e kësaj mase të bëhet nga oficerët e policisë gjyqësore që mbulojnë vendbanimin e personit nën hetim Bashkim Haxhija.

Vendimi i GJKKO:

Kërkuesi Bashkim Haxhija (i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Trafikimi i narkotikëve” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a/1 dhe 28/4 të Kodit Penal, atribuar më datë 18.07.2023) me datë 04.11.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Konstatimin e shuarjes së masës së sigurimit personal “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me Vendimin Nr. 308 Akti, datë 21.07.2023, ndaj personit nën hetim Bashkim Haxhija, për shkak të humbjes së fuqisë së paraburgimit”.
Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet 263, 1 pika “c”, 266 pika 1 të K.Pr.Penale, si dhe në vendimin Nr. 195, datë 24.07.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, me vendimin Nr. 625, datë 06.11.2024, vendosi:
1. Konstatimin e humbjes së fuqisë së paraburgimi, konkretisht të masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr. Penale caktuar ndaj personit nën hetim Bashkim Musa HAXHIJA, me Vendimin Nr. 308, datë 21.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe zgjatuar me vendimin Nr. 439, datë 16.07.2024 të kësaj Gjykate, për shkak të kalimit të afateve të paraburgimit gjatë hetimeve paraprake.

2. Bazuar në nenin 266 pika 1 të K.Pr.Penale caktimin ndaj personit nën hetim Bashkim Musa HAXHIJA, të masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale.

3. Detyrohet personi nën hetim Bashkim Musa HAXHIJA të mos largohet nga banesa e tij me adrese: ****

4. Detyrimin e personit nën hetim Bashkim Musa HAXHIJA, të mos komunikojë me persona të tjerë me përjashtim të atyre që bashkëjetojnë me të.

5. Zbatimi dhe mbikëqyrja e kësaj mase të bëhet nga oficerët e policisë gjyqësore që mbulojnë vendbanimin e personit nën hetim Bashkim Musa HAXHIJA.

6. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.

7. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANALIA E "SKY": Pse Kina do të jetë ‘thellësisht e shqetësuar’ për presidencën e Trump
Previous article "URIME MIKUT TIM"/ Erdogan: Periudhë e re për popullin amerikan! Shpresoj të marrin fund luftërat

s.autor

Postime të ngjashme

"BASHKOHUNI ME NE"/ Protestuesit thirrje qytetarëve të ngrihen nga lokalet dhe t’i bashkohen revoltës Aktualitet

"BASHKOHUNI ME NE"/ Protestuesit thirrje qytetarëve të ngrihen nga lokalet dhe t’i bashkohen revoltës

TRAGJIKE/ Humbi kontrollin e mjetit bujqësor dhe ra nga disheza, ndërron jetë 65-vjeçari në Lushnje Aktualitet

TRAGJIKE/ Humbi kontrollin e mjetit bujqësor dhe ra nga disheza, ndërron jetë 65-vjeçari në Lushnje

E PAZAKONTË/ Kryeministria me vizitorë të rinj. Dhitë "i bashkohen" flamingove në protestë! Aktualitet

E PAZAKONTË/ Kryeministria me vizitorë të rinj. Dhitë "i bashkohen" flamingove në protestë!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT