Gjyqtari i Apelit Shkëlqim Miri i cili akuzohet për korrupsion do të nisin hetimet për dosjen e tij nga Krimet e Rënda.
Gjyqtari Miri akuzohet për “Korrupsion”. Në seancën e mëparshme avokati i Mkirit kërkoi gjykim të shkurtuar.
Gjyqtari Miri ishte nën hetim prej më shumë se një viti nga Prokuroria e Përgjithshme, me dyshimin fillestar se ka ndryshuar akuzën nga vrasje, në plagosje të rëndë me dashje. Sipas burimeve paraprake, gjyqtari po mbahet në qeli.
Ndërsa gjatë kontrollit atij i janë gjetur në banesë një shumë prej 30 milionë lekësh, që dyshohet të jenë marrë në këmbim për të ndryshuar kualifikimin e një vrasjeje të ndodhur në Burrel, në vitin 1997.
Ndryshimi që mund të ketë bërë është akuza e shtetasit të akuzuar Gentian Doda, i ekstraduar kohë më parë nga Los Anxhelos, në SHBA. Shtetasi Gentian Doda njihet si “kundërshtar” i famijles ‘Dedja’.
Përgatiti:AlpeNews.al


