• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKUZAT PËR PASTRIM PARASH/ I kthehen Lefter e Orest Sotës 863 mijë euro, të sekuestruara më 2017
Home
Aktualitet
Kronikë

AKUZAT PËR PASTRIM PARASH/ I kthehen Lefter e Orest Sotës 863 mijë euro, të sekuestruara më 2017

19 October, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Bllokimi me shumë bujë i 863 mijë e 100 eurove nga policia e Elbasanit, ku brenda në makinën “Range-Rover”, u sekuestruan dhe tre patenta ludrimi të mjetëve detare, që i përkisnin ish-ministrit Saimir Tahiri dhe bashkëshortes së tij, Fatlinda Tahiri, është mbyllur në gjykatën e Elbasanit.

E gjithë çështja ka rezultuar një flluskë, pasi sasia e eurove Cash e sekuestruar në 2 nëntor 2017, i është kthyer Lefter dhe Orest Sotës, me argumentin se shuma financiare rridhte si rezultat i veprimtarisë tregtare të kompanisë “IKONA”, Sh.p.k.

Nisur nga kjo situatë prokurorja e Elbasanit, Erida Kokonozi ka preceduar me një kërkesë në gjykatë, duke kërkuar pushimin e veprës penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, raporton Ora News.

Kjo kërkesë është miratuar dhe nga gjyqtarja Pajtime Fetahu, e cila ka vulosur përfundimisht mbylljen e hetimeve, për këtë rast të hetimit pasuror.

Në fuksion të hetimit, me qëllim përcaktimin e kapaciteteve financuese të shoqërisë “IKONA” sh.p.k dhe mundësisë së ortakut të vetëm të kësaj shoqërie, shtetasit Lefter Sota, për të patur më datën 2 nëntor 2017 cash shumën prej 863.100 mijë euro, organi i akuzës, ka vendosur kryerjen e një ekspertimi kontabël, duke i lënë ekspertit detyrat përkatëse, informon Ora News.

Lefter Sota, sipas vërtetimi të lëshuar nga Banka Popullore në datën 15 gusht 2007 ka shitur 433 aksione që zotëronte nga kapitali aksioner me çmim 370.000 lek aksionin me një vlerë totale prej 160.210.000 lekë.

Konvertuar në Euro me kursin e ditës 122.6 lekë shuma në euro që është arkëtuar rezulton 1.176.092.98 euro. Për këtë trasaksion, thuhet në dosjen e prokurorisë, Lefter Sota, sipas mandatit të Bankës Popullore ka paguar tatimin mbi fitimin nga shitja e aksioneve në shumën 10.088.900 lekë. “…aktiviteti i shoqërisë tregtare “IKONA” sh.p.k, ka arritur një qarkullim deri në 17.000.000 Euro në vit, me një xhiro mujore që arrin në 3-4 vitet e fundit nga 1.100.000 Euro deri në 1.499.000 Euro. Këto shifra financiare i lejojnë administratorit dhe ortakut të shoqërisë “IKONA” sh.p.k, të ketë kursyer shumën prej 863.100 euro…”-thuhet në dosjen e prokurorisë siguruar nga Ora News.

Ndërkohë në vitin 2020, Orest Sota, është dënuar nga gjykata e Elbasanit me 240 orë punë të detyrueshme pranë bashkisë së Tiranës.

Vendimi i dënimit të tij është marë nga gjyqtari Taulant Tafa, i cila ka vendosur të deklarojë fajtor dhe dënojë Sotën, fillimisht me 4 muaj burgim për akuzën e “Drejtimit të mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”. Ky dënim me burg është pezulluar nga gjykata, e cila ka vendosur të detyrojë biznesmenin Orest Sota, të kryejë dënimin duke bërë 240 orë punë të detyruar në bashkinë e Tiranës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "I LINDUR PËR DASMA"/ Te Napoli kërcejnë me muzike shqiptare në dhomat e zhveshjes (VIDEO)
Previous article SEKUESTRIMI MË I MADH NDËR VITE NË EUROPË/ Konfiskohen 5.2 ton kokainë me vlerë 200 milionë euro

s.autor

Postime të ngjashme

SPAK GODET PASURITË E LIDHURA ME GRUPET KRIMINALE/ Sekuestron 77 mln lekë dhe 25 automjete Aktualitet

SPAK GODET PASURITË E LIDHURA ME GRUPET KRIMINALE/ Sekuestron 77 mln lekë dhe 25 automjete

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët

PAMJE TË RËNDA/ Policia e qëlloi me plumba gome në disa pjesë të trupit, i riu tregon plagët në gjoks, krahë dhe shpinë Aktualitet

PAMJE TË RËNDA/ Policia e qëlloi me plumba gome në disa pjesë të trupit, i riu tregon plagët në gjoks, krahë dhe shpinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT