Vihet ne pranga ish kreu i Kadastrës së Gjirokastrës, Florian Taçi.
Ka qenë një operacion i përbashkët i mirëkordinuat mes Policisë së Tiranës, asaj të Gjirokastrës, Prokurorisë dhe Gjykates së Faktit Gjirokaster që kanë finalizuar aksionin per arresrimin e Taçit dhe ish bashkëpuntorit të tij në Kadastrën e Gjirokastrës Alban Memishaj.
Akuza që rëndon ndaj Taçit eshte per mashtrim, falsifikim dokumentash ne bashkepubim.
Dje në darke policia ka ushtruar kontroll ne zyren e tij avokatore në Gjirokastër ku ka sekuestruar dokumente te shumta qe i shfrytezonte Taçi qe kishin te benin me te gjithe databazen e Kadastres se Gjirokastres çka eshte shkelje e paprecedent.
Njekohesisht Taçi kishte akses ne kete databaze online.


