• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKU KONFISKON 331 KILE MISH/ Si u kapën në flagrancë dy tregtarët me… (EMRA)
Home
Sociale

AKU KONFISKON 331 KILE MISH/ Si u kapën në flagrancë dy tregtarët me… (EMRA)

27 July, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka konfiskuar 331 kg mish në Përmet dhe Burrel për shkak të kushteve të rënda higjeno – sanitare ku kryheshin aktivitetet ilegale.

Konkretisht, në Përmet u kap në flagrancë shtetasi, Astrit Liçaj i cili kryente therje të jashtëligjshme, në një ambient të paregjistruar (në oborrin e shtëpisë së tij) dhe këtij të fundit i’u konfiskua sasia e mishit të gjetur prej 21 kg si dhe i’u sekuestruan veglat e punës: 3 thika, 1 hanxhar dhe 6 çengela. Për shkeljet e mësipërme përveç masës administrative së bllokimit të produktit dhe konfiskimit të mjeteve të punës (3 thika, 1 hanxhar dhe 6 çengela.), u morën edhe masat administrative me gjobë në vlerën 200.000 lekë si dhe ndalim i menjëhershëm i aktivitetit.

Ndërsa, trupa inspektuese e DRAKU, Dibër ka konstatuar se shtetasi Ilir Lleshi therte në mënyrë të jashtëligjshme produktin mish. Në momentin e kontrrollit u konstatua produkti mish pa vulë si dhe të pa shoqëruar me certifikatë veterinare. Këtij subjekti i’u bllokua 310 kg mish përkatësisht: mish vici 275 kg, mish qingji 35 kg si , 6 krere gjedh ku 3 prej tyre ishin pa matrikuj. Për shkeljet e mësipërme përveç masës administrative së bllokimit të produktit dhe konfiskimit të mjeteve të punës (cengelat, thika, trung mishi dhe peshore), u morën edhe masat administrative me gjobë në vlerën 400.000 lekë si dhe ndalim i menjëhershëm i aktivitetit.

Theksojmë se kjo është hera e dytë që Autoriteti Kombëtar i Ushqimit merr të njëjtat masa ndaj shtetasit, Ilir Lleshi, si person fizik.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore, i bën thirrje konsumatorëve që të jenë të kujdesshëm në blerjen e produkteve shtazore duke kërkuar informacione në njësitë e tregtimit të mishit që të jetë i vulosur, i shoqërua r me certifikatë veterinare, kuponin tatimor, si mjet për sigurinë e gjurmueshmërisë së produktit. Gjithashtu inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast therjeje apo tregtimi jashtë standardeve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHKUP/ Po hapet rruga për mbajtjen e referendumit
Previous article Shkëmbimi Higuain-Bonucci/ Ja cili është problemi për t’u zgjidhur (DETAJE)

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I RËNDË NË VLORË/ Drejtuesi i motorit transportohet me urgjencë në spital (FOTO) Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË VLORË/ Drejtuesi i motorit transportohet me urgjencë në spital (FOTO)

PROTESTA/ Tubimi në kryeqytet, protestuesit të vendosur: Rama jep dorëheqjen, poshtë qeveria Aktualitet

PROTESTA/ Tubimi në kryeqytet, protestuesit të vendosur: Rama jep dorëheqjen, poshtë qeveria

EGLAN KOÇI U VRA NGA SHOKU I TIJ NË ZYRË/ Gjurmët e gjakut dhe kamerat zbulojnë krimin: Si e fshehu trupin e 34-vjeçarit Aktualitet

EGLAN KOÇI U VRA NGA SHOKU I TIJ NË ZYRË/ Gjurmët e gjakut dhe kamerat zbulojnë krimin: Si e fshehu trupin e 34-vjeçarit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT