• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKSIONI TE BANKERS/ CEO kinez dhe ish-drejtori mbërrijnë në Gjykatën e Fierit, do njihen me masën e sigurisë arrest me burg
Home
Breaking News

AKSIONI TE BANKERS/ CEO kinez dhe ish-drejtori mbërrijnë në Gjykatën e Fierit, do njihen me masën e sigurisë arrest me burg

5 July, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Në Gjykatën e Fierit po mbahet seanca për të arrestuarit në kuadër të aksionit të zhvilluar në zyrat e kompanisë “Bankers”. Në gjykatë kanë mbërritur CEO kinez, Hongping Xiao dhe ish-drejtori Leonidha Çobe për verifikimin e masës arrest me burg. Pritet që para gjyqtares Gladiola Bregu, ata do të japin edhe dëshminë e tyre.

Me vendim të Gjykatës së Fierit u lëshuan 14 urdhër arreste, 9 prej tyre të ekzekutuar dhe 5 kinezë ende në kërkim. Prokuroria e Fierit ngriti 5 akuza në total, “Krijim i skemave mashtruese lidhur me TVSH-në”, “Fshehje e të ardhurave”, “Pastrim i produkteve të veprës penale”, “Shpërdorim detyre” dhe “Moskryerje e detyrave nga organet tatimore”, duke argumentuar se ka grumbulluar prova të mjaftueshme.

Aksioni në “Bankers Petroleum”, erdhi pasi kompania, e cila prej më shumë se 20 vitesh nxjerr naftë në Patos-Marinzë, sipas prokurorisë së Fierit ka shmangur gjatë gjithë ekzistencës së saj taksat në vend. “Bankers Petroleum” krijoi skema mashtrimi për të fshehur të ardhurat, duke deklaruar 20 vite rresht se dilte me humbje, në total 11.7 miliardë lekë, ndërsa gjatë kësaj kohe eksportoi apo shiti 532 miliardë lekë naftë.  Në këtë mënyrë për 20 vite ka shmangur detyrimet tatime, madje përfitonte dhe rimbursim TVSH-je.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZJARRI/ Elbasani pesë ditë nën tymin toksik! Mbetjet vazhdojnë të digjen
Previous article SHBA NDËRPREU NDIHMËN NDAJ UKRAINËS/ Trump telefonatë me Zlenskyn, ja çfarë diskutuan dy presidentët

s.autor

Postime të ngjashme

DHUNA NË AMBIENTET E GJKKO/ Prokuroria e Tiranës nis hetimin Aktualitet

DHUNA NË AMBIENTET E GJKKO/ Prokuroria e Tiranës nis hetimin

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave Breaking News

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

TRAFIK NDËRKOMBËTAR DROGE DHE EMIGRANTËSH/ SPAK dërgon në gjyq 10 anëtarët e grupit kriminal Aktualitet

TRAFIK NDËRKOMBËTAR DROGE DHE EMIGRANTËSH/ SPAK dërgon në gjyq 10 anëtarët e grupit kriminal

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT