• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKSIONI NË VLORË/ Policia jep detajet: U larguan me shpejtësi, ja si u bë ndjekja e më pas arrestimi i 31-vjeçarit
Home
Breaking News

AKSIONI NË VLORË/ Policia jep detajet: U larguan me shpejtësi, ja si u bë ndjekja e më pas arrestimi i 31-vjeçarit

29 March, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia ka ndërmarrë një aksion ditën e sotme në Vlorë, për arrestimin e personave në kërkim.

Mësohet se gjatë aksionit, në lagjen “10 korriku”, është bërë i mundur arrestimi i një personi.

 

Policia ka qenë në ndjekje të një mjeti, me dy persona,  ndërsa njëri prej tyre ka mundur të arratiset.

Gjatë kontrollit të mjetit u gjet edhe një armë pistoletë, ndërsa polica po kreh zonën në kërkim të personit të arratisur.

e6b08920-a476-4e2b-b68a-04e073f74592

Njoftimi i policisë:

Vlorë

Vijojnë denoncimet nga qytetarët në të gjithë vendin për raste të paligjshmërisë.

Falë informacionit të qytetarëve dhe reagimit në kohë të Policisë, u arrestua në flagrancë një person me armë zjarri, si dhe u shpall në kërkim një tjetër.

Sekuestrohet një armë zjarri tip “Pistoletë” dhe automjeti me të cilin udhëtonin.

Shërbimet e Policisë së Vlorës pas informacioneve të marra në rrugë operative se dy shtetas që po qarkullonin me një automjet dyshohet se kishin armë zjarri, menjëherë organizuan punën duke identifikuar vendndodhjen e personave dhe të automjetit.

Policia u ka bërë shenjë ndalimi por personat që qarkullonin me automjetin Touareg nuk i janë bindur urdhërit të punonjësit të policisë për të ndalur por janë larguar me shpejtësi.

Policia ka mundur të vërë në pranga njërin prej tyre, 31 vjeçarin A.T., nga Vlora, i cili ishte fshehur në një banesë në lagjen “10 Korriku” Vlorë, si dhe ka sekuestruar në vendin e ngjarjes një armë zjarri tip “Pistoletë” dhe një automjet “Touareg”.

Ndërkohë është shpallur në kërkim shtetasi tjetër, një 33 vjeçar që mundi të largohej, ku vazhdon krehja e zonën për të bërë të mundur kapjen e tij.

Materialet do ti referohen Prokurorisë për veprën penale “Mbajtja dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” kryer në bashkëpunim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË PRAG TË SFIDËS NDAJ SAMPDORIAS/ Gatusso: U tregova mendjemadh, por nuk...
Previous article KRAHASON TRIUMFET E EKIPIT ME GRUAN E TIJ/ Pique befason: Fitorja ndaj Real Madridit si seksi me...

F.autor

Postime të ngjashme

PAS PROTESTAVE TË DHUNSHME NË TIRANË/ Rama hap garën për rinovimin e institucioneve! Urdhër ministrave t'u kërkojnë dorëheqjet drejtorëve Breaking News

PAS PROTESTAVE TË DHUNSHME NË TIRANË/ Rama hap garën për rinovimin e institucioneve! Urdhër ministrave t'u kërkojnë dorëheqjet drejtorëve

PROCESI I BERLINIT NË BUDVA/ Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë Breaking News

PROCESI I BERLINIT NË BUDVA/ Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë

SPAK GODET PASURITË E LIDHURA ME GRUPET KRIMINALE/ Sekuestron 77 mln lekë dhe 25 automjete Aktualitet

SPAK GODET PASURITË E LIDHURA ME GRUPET KRIMINALE/ Sekuestron 77 mln lekë dhe 25 automjete

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT