• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKSIONI NË NIKËL/ Zona e rrethuar nga RENEA dhe FNSH, shoqërohen 6 persona (EMRAT)
Home
Breaking News

AKSIONI NË NIKËL/ Zona e rrethuar nga RENEA dhe FNSH, shoqërohen 6 persona (EMRAT)

12 September, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Prej orëve të para të mëngjesit të sotëm forcat speciale, FNSH, RENEA, shoqëruar nga mjete të blinduara kanë rrethuar fshatin Nikël të Krujës duke kryer kontrolle të befasishme në banesat e një grupi personash të cilët janë njohur si grupi i Niklës. REPORT TV mëson se mes banesave të rrethuara dhe kontrolluara janë ato të fisit të njohur në këtë zonë Haka. Vilat e Flamur Hakës i njohur me nofkën Tuku, Marenglen Hakës, Durim dhe Valter Bamit, Ylli Cangut etj.

Nga informacioni paraprak, siguruar nga REPORT TV fillimisht, pas nisjes së operacionit në orën 05:00  kanë shoqëruar në mjet të blinduar Tukun, që njihet si më kryesori i Niklës. Më pas janë shoqëruar veç Flamur Hakës, edhe Marenglen Haka, Bedri Haka, Durim Bami, Valter Bami dhe Ylli Cangu (kunati i vëllezërve të Durim e Valter Bamit). Policia i ka ende nëpër furgona dhe presin të mbarojë aksioni ku do ti dërgojnë më pas në Tiranë apo Durrës.

Janë mbi 20 mjetë të forcave speciale në aksion, autoblinda dhe furgona të FNSH dhe RENEA. Në pikat kyçe janë vendosur snajpera për të parandaluar ndonjë rezistencë me armë nga personat që po kontrollohen. Aksioni është në vazhdim e sipër, nuk dihet ende nëse kanë sekuestruar armë, mjete të blinduara dhe sa persona.

Operacioni po drejtohet nga drejtori i policisë së shtetit Ardi Veliu. Nuk dihet ende cili është motivi i aksionit saktësisht. Por zona e Niklës njihet si një ndër zonat më të nxehta në Shqipëri ku kanë ndodhur një numër i madh ngjarjesh në të kaluarën, dhe grupi i Niklës është nga më të njohurit në vend.

Në këtë zonë kanë ndodhur disa vrasje, i fundit Kejsi Hysa, që njihej ndryshe si “Tik Fajdexhiu”, pasi jepte para me përqindje, por edhe rrëmbime, rasti më i bujshëm ai i Enver Stafukës, personi që u vu nën akuzë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për grabitjen e BMË-së, nga ku u qëllua për vdekje komisar Dritan Lamaj. Kjo zonë njihet edhe për kultivimin e kanabisit dhe shpërthimet me eksploziv.

Para dy ditësh iu vendos një sasi e konsiderueshme tritoli banesës së drejtorit të OSHEE-së për Fushë-Krujën, Besnik Masha. Shumica e ngjarjeve në këtë zonë janë të pa zbardhura. Ndërkohë që aksioni i policisë në këtë zonë vjen pas atij në Shkodër, ku u rrethua Kirasi dhe Dobraçi, ndërsa u arrestuan katër persona, por më pas njëri u la në arrest shtëpie nga gjykata.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RIKTHIMI NË ITALI/ Ronaldo po bën gjithçka për ta sjellë Pogban në Juventus
Previous article KU DO TA GJEJË SEZONI I RI BES KALLAKUN?/ Aktori tregon zhvillimet e fundit për... (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

EMRI/ Arrestohet 56-vjeçari shqiptar nga ICE në Boston, ja për çfarë akuzohet Aktualitet

EMRI/ Arrestohet 56-vjeçari shqiptar nga ICE në Boston, ja për çfarë akuzohet

E RËNDË NË FIER/ Digjet banesa, ndërron jetë i moshuari i paralizuar... (EMRI) Aktualitet

E RËNDË NË FIER/ Digjet banesa, ndërron jetë i moshuari i paralizuar... (EMRI)

TRAGJEDIA NË GREQI/ Humbën jetë 4 anëtarë e familjes shqiptare gjatë pushimeve, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave! Çfarë e shkaktoi shpërthimin? Aktualitet

TRAGJEDIA NË GREQI/ Humbën jetë 4 anëtarë e familjes shqiptare gjatë pushimeve, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave! Çfarë e shkaktoi shpërthimin?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT