Dy shqiptare, nje grua dhe nje djale mbeten te vdekur ne vend ne nje aksident tragjik ne Itali.
Mediat italiane shkruajne sot se dy shqiptaret jane një grua 38 vjeçe dhe një djale 28 vjeç.
Aksidenti ndodhi në autostradën A14 Bologna-Taranto, por identiteti i viktimave ende nuk eshte bere i ditur. Nderkohe qe makina e tyre “Renault Clio” është goditur në pjesën e pasme nga një makinë “Volkswagen Passat” me te cilin udhetonin tre shtetas te tjere origjinë italo-zvicerane. Ata mbeten te plagosur, ne gjendje te rende per jeten.