Një person ka gjetur vdekjen mbrëmjen e sotme pas një aksidenti në zonën e Lezhës.
Ngjarja ka ndodhur në aksin nacional Lezhë-Laç në vendin e quajtur Kryqëzimi i Treshit, pranë fshatit Spiten.
Ende nuk dihet identiteti i viktimës.
Nga aksidenti ka mbetur edhe një person i plagosur.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes ku po kryen hetime për të zbardhur rastin.



