• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKSIDENTI TE DIGA/ Gjykata e Tiranës lë në burg pronarin e “BMW X6”, ja akuza
Home
Aktualitet
Kronikë

AKSIDENTI TE DIGA/ Gjykata e Tiranës lë në burg pronarin e “BMW X6”, ja akuza

26 August, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Tiranës cakton masën e sigurisë arrest me burg për Eldi Allushin, pronarin e automjetit tip “BMW X6” që u aksidentua te diga e Liqenit Artificial pak ditë më parë. Lajmi konfirmohet për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala.

Allushi akuzohet për veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës.

Makina drejtohet nga Emiljano Nina, i cili është shpallur në kërkim nga policia pasi pas aksidentit u largua nga vendi i ngjarjes. Ai rezulton i skeduar dhe i arrestuar disa herë për vepra të ndryshme penale, por ndërkohë ende nuk është gjetur nga policia.

Por çfarë ndodhi pas aksidentit në orën 05:00 të mëngjesit të 22 gushtit te Diga dhe si i shpëtoi kapjes 28-vjeçari?
Burime nga policia bëjnë me dije se Nina është larguar pas aksidentit, dyshohet me ndihmën e pronarit të mjetit Eldi Allushi, i cili u ndaluar vetëm orët e pasdites së të martës nga blutë. Dyshohet se Nina, i cili drejtonte “BMW X6” ka pësuar lëndime pas aksidentit, por me gjithë kontrollet e policisë ai nuk është gjetur në asnjë spital apo klinikë në kryeqytet.

Sipas të njëjtave burime, 28-vjeçari ka marrë mjekim në Fier. Policia shkoi fillimisht te 26-vjeçari Eldi Allushi pasi leja e qarkullimit të mjetit të aksidentuar ishte në emrin e tij. Pas shoqërimit është evidentuar se Allushi nuk kishte asnjë lëndim në trup, me gjithë përplasjen e fortë.

Emiljano Nina akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, “Largimi nga vendi i aksidentit”, “Shkatërrimi i pronës”, “Moskallëzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi Nina, duke drejtuar automjetin “BMW”, në pronësi të shtetasi Eldi Allushit, për shkak të shpejtësisë shumë të lartë, ka humbur kontrollin, për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore, te Liqeni Artificial. Pasagjer në këtë automjet ka qenë shtetasi Jurgen Allushi, i cili pas aksidentit, është larguar bashkë me drejtuesin e automjetit

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS VDEKJES SË PRIGOZHIN/ Putin urdhëron trupat Wagner të betohen për besnikëri
Previous article QARKULLONTE ME PISTOLETË DHE MUNICION LUFTARAK NË MAKINË/ Pranga shoferit dhe dy të rinjve në Tiranë (EMRAT)

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës

E PSOJNË KEQ/ 5 kg drogë në makinë, policia vë në pranga dy persona në Tiranë, heroinë dhe kokainë drejt Durrësit Aktualitet

E PSOJNË KEQ/ 5 kg drogë në makinë, policia vë në pranga dy persona në Tiranë, heroinë dhe kokainë drejt Durrësit

"NUK E DIJA PËR LIDHJEN"/ Flet gruaja e Allmuçës që vrau të dashurën dhe veten! Nëna e 45-vjeçares: Si e mësova lajmin Aktualitet

"NUK E DIJA PËR LIDHJEN"/ Flet gruaja e Allmuçës që vrau të dashurën dhe veten! Nëna e 45-vjeçares: Si e mësova lajmin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT