• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKSIDENTI FATAL PËR FAMILJEN SHQIPTARE/ Detajet: Nga përplasja me drerin deri tek vdekja e 14 vjeçarit
Home
Breaking News

AKSIDENTI FATAL PËR FAMILJEN SHQIPTARE/ Detajet: Nga përplasja me drerin deri tek vdekja e 14 vjeçarit

24 August, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një aksident tragjik i ndodhur të dielën e 19 gushtit në Ontario të Kanadasë i ka marrë jetën një burri shqiptar, të birit 14 vjeç dhe ka lënë të plagosur rëndë gruan e familjes dhe fëmijën tjetër të çifit: një vajzë 10 vjeçe.

Aksidenti

Sipas mediave kanadeze: Familja shqiptare Metko, ka qenë duke bërë udhëtimin e fundjavës i cili ka rezultuar fatal për ta. Nga një përplasje me një dre, makina ka humbur kontrollin duke u përplasur me një tjetër automjet. Ndërkohë që kryefamiljari dhe djali i tij 14 vjeçar humbën jetën, gruaja dhe vajza e tij mbeten në gjendje kritike.

Policia konfirmoi se të dielën në ora 10:19, ajo iu përgjigj një telefonate qe lajmeronte per nje përplasje në autostradën 17, rreth 15 kilometra në jug të Wawa në Lendrum Township.

Një automjet i drejtuar kah jugu kishte goditur një dre, pastaj kaloi në korsinë veriore, duke u përplasur me një makinë tjetër.

Policia Provinciale e Ontarios, i shpalli të vdekur Fatos Metko, 45 vjec dhe djalin e tij 14-vjecar (F. Metko) ndërkohë që dy anëtarët e tjerë të familjes u dërguan në spital me lëndime të rënda.

Bilanci i aksidentit është rritur duke patur viktima edhe nga automjeti tjetër i përplasur. Nënë e bijë, 51-vjeçarja C. Caraoa dhe nëntëvjeçarja A. Karaoja kanë gjetur vdekjen e menjëhershme dhe tre të tjerë janë në spital me lëndime të rënda.

Ndërkohë, që i gjithë aksidenti mbetet nën hetim.

Shqiptari Fatos Metko ishte shef kuzhine në Broken Plate. Ai kishte punuar në Broken Plate në Willow Park në Calgary që nga viti 2009.

Ervin Bushi, punëdhënësi i tij e përshkroi atë si “njeriun e tij të djathtë”, punëtor, të qetë dhe të sjellshëm. Sipas tij, familja shqiptare po udhëtonte drejt Ontarios për një vizitë familjare por, që përfundoi në tragjedi.

Ai tha se gruaja e tij, Maralba dhe vajza 10-vjeçare, Brianna, janë të dyja në gjendje kritike në spital.

Shoqata Shqiptare e Calgary-t po planifikon një përkujtim dhe mbledhje fondesh për familjen, tha Bushi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TË INTERNUARIT NË KAMPIN E TEPELENËS/ Presidenti Meta dekoron familjet që i rezistuan kohës
Previous article Rafinha do të mbetet në Barcelonë

g.autor

Postime të ngjashme

DOSJA "ARUBA"/ Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në Europë Aktualitet

DOSJA "ARUBA"/ Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në Europë

DOSJA "BLACK EAGLE"/ Takimet e Artur Shehut në Aruba, Belgjikë e Spanjë dhe lidhja me Bashkim Osmanin Aktualitet

DOSJA "BLACK EAGLE"/ Takimet e Artur Shehut në Aruba, Belgjikë e Spanjë dhe lidhja me Bashkim Osmanin

MASHTRIM SI "BAMIRËS" ME KREDITË ONLINE/ Arrestohen çifti që u vidhte të dhënat të varfërve e të sëmurëve Aktualitet

MASHTRIM SI "BAMIRËS" ME KREDITË ONLINE/ Arrestohen çifti që u vidhte të dhënat të varfërve e të sëmurëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT