Një aksident i rëndë ka ndodhur dje në Rrugën e Kombit, ku i mori jetën dy vëllezërve në Kukës, pasi makina me të cilën udhëtonin u përplas me trafikndarësen.
Në vendin e ngjarjes humbi jetën Shpëtim Manaj, ndërsa në Spitalin e Traumës në Tiranë më pas ka ndërruar jetë dhe Klisman Uka, 27 vjeç.
Lidhur me ndarjen nga jeta të dy vëllezërve kanë reaguar shumë qytetarë e të afërm të cilët e quajnë këtë një lajm të kobshëm.
“DITË ZIE PËR KUKËSIN; Dita e djeshme rezultoi me pasoja për dy vëllezerit tanë Klisman Uka dhe Shpetim Mani të cilet u ndanë nga jeta si pasojë e nje aksidenti me makinë!
Shprehim ngushëllime të përzemerta për familjen Uka dhe familjen Mani! Zoti i past çu në gjehnet! Në zemrat tona përgjithmonë Klis ! Shpetim”, shkruhet në një faqe kuksjane, në të cilën kanë qenë të shumta komentet ngushëlluese.
Nga aksidenti shpëtoi vetëm shoferi i makinës, i cili është jashtë rrezikut për jetën.






