Ai ishte duke u kthyer në shtëpi nga puna kur, për arsye ende të paqarta, u përplas me dy makina.
Përplasja ishte aq e fortë sa skuteri me të cilin ai po udhëtonte, u nda në gjysmë, njëra pjesë në anë të rrugës dhe tjetra në anën tjetër.
Aksidenti i tmerrshëm, i cili ndodhi midis Prato dhe Campi Bisenzio, i mori jetën një 29 vjeçari me origjinë shqiptare.
Mediat italiane shkruajnë se ngjarja ka shkaktuar tronditje të thellë tek familjarët, përfshirë të ëmën dhe bashkëshorten, të cilëve u është dhënë ndihmë mjekësore në spital nëpërmjet tetë ambulancave që shkuan në vendin e aksidentit.


