• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FRANCË/ Macron reagon pas protestave të myslimanëve kundër tij: I kuptoj ndjenjat e tyre, por…
Home
Nderkombetare

FRANCË/ Macron reagon pas protestave të myslimanëve kundër tij: I kuptoj ndjenjat e tyre, por…

1 November, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se i kupton ndjenjat e myslimanëve që janë të tronditur nga shfaqja e karikaturave të Profetit Muhamed, por shtoi se “Islami radikal” që ai po përpiqet të luftojë është një kërcënim për të gjithë njerëzit, veçanërisht myslimanët.

Presidenti turk Erdogan tha se Macron ‘ka nevojë për trajtim’ për qëndrimin që mbajti ndaj myslimanëve, duke thënë se Islami është ‘në krizë’.

“Unë i kuptoj ndjenjat e atyre që shprehen dhe i respektoj ato. Por ju duhet ta kuptoni rolin tim tani, që është të bëjmë dy gjëra: të promovojmë qetësinë dhe gjithashtu të mbrojmë këto të drejta. Unë gjithmonë do të mbroj në vendin tim lirinë për të folur, për të shkruar, për të menduar, për të vizatuar”, tha Macron.

Ai gjithashtu foli edhe për atë që ai e quan “shtrembërim” nga udhëheqësit politikë, duke thënë se njerëzit shpesh shtyheshin të besonin se karikaturat ishin një krijim i shtetit francez.

“Unë mendoj se reagimet erdhën si rezultat i gënjeshtrave dhe shtrembërimeve të fjalëve të mia sepse njerëzit kuptuan që unë i mbështesja këto karikatura”, tha Macron në një intervistë për “Al Jazeera”.

“Karikaturat nuk janë një projekt qeveritar, por dolën nga gazetat e lira dhe të pavarura që nuk janë të lidhura me qeverinë”,- shtoi ai.

Presidenti Macron kishte mbrojtur “të drejtën për të blasfemuar” nën të drejtat e fjalës së lirë, javë para se të shkaktonte reagim nga aktivistët myslimanë më 2 tetor kur ai pretendoi në një fjalim se Islami ishte “në krizë globalisht” dhe njoftoi planin e tij “për të reformuar Islamin” në mënyrë që ta bëjë atë më të pajtueshëm me vlerat republikane të vendit të tij.

Macron përsëriti qëndrimin e tij në lidhje me karikaturat pasi një mësues frëngjisht, i cili u tregoi karikaturat nxënësve të tij në klasë gjatë një diskutimi mbi fjalën e lirë, iu pre koka nga një sulmues në 16 tetor.

Ndërsa myslimanët në Francë kanë dënuar vrasjen e mësuesit, ata gjithashtu kanë shprehur frikën e ndëshkimit kolektiv mes një goditje qeveritare që synon organizatat islamike dhe sulmeve nga grupe vigjilente ndaj xhamive.

Ndërkohë, komentet e Macron nxitën zemërimin në të gjithë botën myslimane, duke çuar dhjetëra mijëra njerëz, nga Pakistani në Bangladesh në territoret Palestineze, për t’u bashkuar me protestat anti-France. Ndërsa debati mbi Islamin dhe lirinë e shprehjes u thellua javët e fundit, shumë zyrtarë dhe protestues në vendet me shumicë myslimane lëshuan thirrje për bojkot të produkteve të prodhuara në Francë.

Profeti Muhamed është thellësisht i nderuar nga myslimanët dhe çdo lloj përshkrimi vizual është i ndaluar në Islam. Karikaturat në fjalë shihen prej tyre si ofenduese dhe islamofobe sepse perceptohet se lidhin Islamin me terrorizmin.

“Sot në botë ka njerëz që shtrembërojnë Islamin dhe në emër të kësaj feje që ata pretendojnë të mbrojnë, ata vrasin, theren, sot ka dhunë të praktikuar nga disa lëvizje ekstremiste dhe individë në emër të Islamit. Sigurisht që ky është një problem për Islamin sepse myslimanët janë viktimat e para. Më shumë se 80 përqind e viktimave të terrorizmit janë myslimanë, dhe ky është një problem për të gjithë ne”,- tha Macron.

“Unë mendoj se dëmi është bërë. Por nuk jam i sigurt se duhet të vazhdojë të përshkallëzohet, sepse në fund të ditës nuk ka fitues. Evropa duke qëndruar krah për krah kundër një numri vendesh në botën myslimane mbi çështjet kulturore dhe fetare dhe interpretimet e këtyre çështjeve. Askush nuk është fitues, dhe nëse ka ndonjë humbës, do të jenë shumë myslimanë në Evropë. Pra, është në interesin e të gjithëve nëse presidenti francez është i sinqertë në lidhje me kontekstualizimin dhe në tërheqjen e disa prej gjërave që ai tha – që ai tani e kupton qartë se ato ishin të diskutueshme, dhe ai nuk donte të kritikonte Islamin si fe”,- tha Marëan Bishara, analist i lartë politik i Al Jazeera.

Franca u trondit sërish të enjten kur një tunizian vrau me thikë tre njerëz në një kishë në qytetin mesdhetar të Nicës. Po atë ditë, një saudit goditi me thikë dhe plagosi lehtë një roje sigurie në konsullatën franceze në Jeddah, Arabia Saudite.

Udhëheqësit e shumë vendeve myslimane i shprehën ngushëllimet e tyre Francës pas sulmit në Nice dhe shprehën solidaritetin e tyre, ndërsa dënuan dhunën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LEO MESIN NUK E MBAJNË NERVAT/ Godet arbitrin e ndeshjes me Alaveshin
Previous article AKSIDENT TRAGJIK/ Motori ndahet në dysh pas përplasjes së fortë që i mori jetën në vend 28 vjeçarit shqiptar

s.autor

Postime të ngjashme

FARAGE MERR MANDATIN E DEPUTETIT/ “Armiku” i shqiptarëve fiton përballë “koshit të plehrave” Botë

FARAGE MERR MANDATIN E DEPUTETIT/ “Armiku” i shqiptarëve fiton përballë “koshit të plehrave”

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse Botë

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse

PAS GODITJES NGA LUFTA/ Irani riformon strukturën komanduese të vendit Botë

PAS GODITJES NGA LUFTA/ Irani riformon strukturën komanduese të vendit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT