Vetëm pak momente më parë ka ndodhur një aksident, ku dy makina janë përplasur kokë më kokë.
Ngjarja ka ndodhur në aksin Librazhd-Elbasan, në vendin e quajtur ura e Murrashit.
Fatmirësisht mësohet se nuk ka të plagosur, por vetëm dëme materiale, ndërsa shkaku i aksidentit dyshohet të jetë lagështia në rrugë.
Siç shihet edhe në pamjet e siguruara nga Newsbomb.al., policia ka arritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti.