Një 38 vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit. Personi aksidentoi një të moshuar 75 vjeçar, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Më datë 09.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E. D., vjeç 38, banues në Durrës, pasi në fshatin Karpan, Shijak, duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Ford” ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin Q. I., vjeç 75, banues në Metallaj, Shijak, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.


