Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Sukth ku treni i linjës Kashar-Durrës është përplasur me një makinë, drejtuesi i së cilës është në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Traumës.
Priten detaje të reja për aksidentin.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 27.07.2018, në lagjen nr 14, shtetasi M.K, 28 vjeç, banues në Sukth, duke drejtuar mjetin tip “Fiat” është përplasur më trenin e linjës Kashar-Durrës, ku është aksidentuar vetë drejtuesi, i cili pas mjekimit në Spital u largua në banesë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës parë Durrës.


