Një aksident rrugor është shënuar në aksin “Kurjan–Roskovec”, ku një 62-vjeçar është përplasur me një mjet teknologjik, pirun ngritës.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, shtetasi S. H., i cili drejtonte një motomjet, është përplasur me mjetin teknologjik që drejtohej nga shtetasi J. F., 34 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, 62-vjeçari ka marrë dëmtime në këmbë dhe është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë të specializuar mjekësore.


