Te pakten nje person ka mbetur i plagosur rende ne nje aksident te frikshem që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës, në vendin e quajtur “Kthesa e Kasharit”.
Një automjet është përplasur me mbikalimin e këmbësorëve.
Siç shihet në fotot me poshte, makina e tipit Golf ka pësuar dëmtime të rënda dhe thuhet se ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit, i cili është transportuar me urgjencë për në spital.
Por nuk dihet ende nëse kishte të tjerë pasagjerë në makinë.
Shkaqet e aksidentit janë të panjohura.
Një prej dëshmitarëve që ka qenë në vendngjarje shkruan për JOQ:
Aksidenti ndodhi sot në mëngjes. Shoferin e çuan në urgjencë me makinat e rastit. Kishte shumë gjakderdhje.”






