Rruga nacionale që të çon drejt “Hidrovorit” është gjakosur nga një aksident i rëndë i regjistruar rreth orës 10:55 të paradites së sotme. Raportohet për një pasagjere të vdekur, si dhe bashkëshorti i saj i cili është nisur në gjendje të rëndë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Mësohet paraprakisht se aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Ksamil-Sarandë, ku një makinë e cila kishte brenda këto dy pasagjerë është përplasur me një motor ku në të gjendeshin dy persona të tjerë me shtetësi italiane. Policia ka mbuluar trupin e gruas së vedkur, e cila akoma nuk është tërhequr nga vendi i aksidentit.


