Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është duke zhvilluar një takim me Akademinë e Sigurisë, ku do të diskutohet mbi sfidat bashkëkohore të sigurisë në vend.
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka deklaruar se nevojitet bashkëpunim për të luftuar krimin e organizuar.
“Forca e Ligjit dëshmon vullnetin e qeverisë.”, u shpreh Xhafaj.
“Kjo konferencë ndihmon për të përmbyllur detyrën. Plani i veprimit dhe operacioni forca e ligjit dëshmon vullnetin e qeverise në luftën pa kompromis dhe ndëshkimit të krimit. Ky është buxheti më i lartë në 10 vitet e fundit për rendin dhe sigurinë nga ana e qeverisë, me një rritje prej 70%. Organi hetimor duhet të mbështetet me të dhëna shkencore. Punonjësit e policisë duhet ta mësojnë në Akademinë Policisë ABC e punës. Mbeten kritke procedurat hetimore dhe rregullat e asgjësimit të tyre sipas ligjit. Uroj që kjo konferencë t’i shërbejë gjetjes së alternativave të mundshme për problematikat. Reformimi i Akademisë së Sigurisë dhe rritja e cilësisë së programeve përbejnë prioritete e veçanta për Ministrinë e Brendshme. Ne do punojmë fort për të parë më shumë profesionistë të zotë dhe mësimdhënës të denjë si garanci për të pajisur studentë dhe punonjës më të aftë”- tha Xhafaj.
Rama në fjalën e tij u shpreh: Roli që po mer akademia e sigurisë në funksion të rritjes së kapaciteteve është kyce në luftimin ndaj krimit dhe rëndësia e policisë së shtetit po provohet cdo ditë e më tepër në të gjithë vendin. Rama falenderon pedagogët e kësaj akademie për rritjen dhe rilindjen e e një gjenerate tjetër.
Në kuadër të një sër reformsh që qeveria ka ndërmar në disa dekada në raport me funksionet e shtetit reforma në sigurinë e shtetit është shumë e rëndësishme.
“Dua ta nis me premisën e qartë se lufta kundër krimit është një luftë që në radhë të parë zhvillohet në fushën e inteligjencës së mirëfilltë, në kuptimin e mendjes. Roli që po merr përditë e më tepër akademia e sigurisë në funksion të rritjes së kapaciteteve në këtë fushë është vërtetë kyç. Rëndësia e vendimit për t’i kthyer Policisë së Shtetit akademinë e saj në vitin 2015 pas 7 vitesh mungese të pashpjegueshme provohet përditë e më tepër në cilësinë e re dhe efektivitetit në rritje të policimit në çdo skaj të vendit. I jam shumë mirënjohës të gjithë pedagogëve dhe pedagogeve të kësaj akademie për rilindjen e një vatre kaq të rëndësishme sa ç’është kjo akademi në funksion të rritjes së një gjenerate tjetër kuadrosh të Policisë së Shtetit, korrektesa e sjelljes dhe profesionalizmi i të cilëve janë një domosdoshmëri e vazhdueshme për Policinë e Shtetit”, tha Rama.
“Ne të gjithë pa asnjë diskutim shohim me kënaqësi përparimet në këtë aspekt dhe presim me padurim brezat e rinj të akademisë së sigurisë që t’i bashkëngjiten policisë në terren në luftën kundër krimit. Jetojmë në një kohë ku zhvillimet revolucionare në fushën e teknologjisë përbëjnë edhe sfida më vete për institucionet ligjzbatuese. Jemi të vetëdijshëm se pas këtyre zhvillimeve nuk është vetëm shteti, trupa e angazhuar në luftën kundër krimit që mund të përfitojë por edhe vetë krimi nga ana tjetër. Sot është bërë e mundur që kushdo ka akses në teknologjinë e avancuar, ndaj elementet apo grupet kriminale kanë një kapacitet keqpërdorues në teknologji”, tha Rama.
ERTV Live😊: Akademia e Sigurisë, Tiranë – Konferencë shkencore ndërkombëtare mbi sfidat bashkëkohore të sigurisë
Posted by Edi Rama on Mittwoch, 15. November 2017