• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ai na shau! Një shpërthim i rëndë, poshtërues dhe tejet zhvlerësues për median
Home
Sociale

Ai na shau! Një shpërthim i rëndë, poshtërues dhe tejet zhvlerësues për median

29 October, 2017 Q.Autor Sociale

Nga Andrea Danglli

Gazetarit mund t’i hedhin makinën në erë, mund ta rrahën keqas apo edhe mund ta shohësh që bën përleshje fjalësh me kryeministrin e vendit para syve të së gjithë shqiptarëve. Ky profesion është luftë dhe ai vetë ka zgjedhur të rrëmbejë armët dhe të dalë çdo ditë për betejën e radhës! Në fund të ditës mund të jetë viktimë, mund të jetë triumfator apo hero. Fundi as dihet dhe as parashikohet.

Askujt nuk i pëlqen që t’ja përplasësh të vërtetën ndaj edhe reagimet mund të jenë të shumta, të ndryshme, apo qoftë edhe jetë a vdekje. (Siç i kemi parë dhe dëgjuar)

I nisa kështu këto reshta duke u përpjekur të kuptoj benzinën që po i derdhet debatit të hapur mbi sjelljen e kryeministrit Edi Rama me gazetarët!

Sigurisht që ishte një shpërthim i rëndë, poshtërues dhe tejet zhvlerësues për median.

Në fakt çorbën mediatike nuk e gatuajnë gazetarët e byreqeve por gazetarët që marrin dhuratë një shishe vere nën firmën “ER”. Apo më tepër oligarkët që presin të vijë në pushtet e majta ose e djathta. Nëse bota njeh mjaft skandale priftërinjsh pedofilë, kjo nuk do të thotë se të gjithë janë të tillë. Nëse ka gazetarë që veshin kostumin e investiguesit me thashetheme prokurorish dhe qytetarësh dixhitalë veç për të dalë në TV, kjo nuk do të thotë se të gjithë janë e njëjta “racë”. Ka reporterë që djersisin të pangrënë dhe s’është mirë t’i njollosim a dekurajojmë.

E dënoj deklaratën e tij ashtu siç e dënon çdo gazetar, por më shumë se kaq do më pëlqente ta sfidoja atë.

Diku dëgjova që Edi Rama duhet të na kërkojë ndjesë që na shau. Në një vend tjetër më rrahu veshin një deklaratë që ne duhet ta bojkotonim dhe më tej lexova edhe indinjatën e tipit dorëheqje.

Natyrisht që shoqatat do të reagojnë pasi “ushqimi” i tyre janë të drejtat tona kur mohohen, kur dhunohen apo edhe kur nuk ekzistojnë fare.

Ne u dorëzuam dhe më vjen keq ta pranoj se e humbëm luftën para kryeministrit që në momentin kur ulëm armët tona, ndalëm pyetjet, hoqëm kamerat dhe pastaj filluam të kërkonim të drejtat tona nëpër rrjetet sociale.

A nuk do të ishte më mirë të bombardohej ende me pyetje pavarësisht atyre që thoshte?

A nuk do ishte më me vend që të shtrydhej mirë për çdo plagë që ai ka përgjegjësi ta kurojë dhe aq më keq ta shkakojë?

A nuk do ishte më mirë që ta vendosnim me shpatulla pas murit me pyetje dhe jo me heqje mikrofoni?

A nuk do ishte më mirë ta pyesnim se ç’mendim ka për degën e medias nëpër universitete ku pedagogu të thotë që në fillim “Të bëftë Zoti gazetar se s’kam ç’të bëj!”?

A nuk do ishte më mirë që t’ja numëronim ne mëkatet përpara se të na i numëronte ai?

A nuk do ishte më mirë që të paktën njëherë të vetme të kuptoheshim si kolegë dhe të mos ziheshim me njëri-tjetrin se kush do fliste i pari dhe do jepte shfaqjen më të mirë?

A nuk do ishte më mirë që ne të paktën në këtë rast të mos bënim një autoçensurë të tillë?

Gazetarja malteze Daphne Caruana Galizia humbi jetën pak ditë më parë sepse u shndërrua në makth për qeverinë por ama në një heroinë për shëndetin e demokracisë. Lexoja me kureshtje një reportazh profil rreth saj dhe kuptoja se sa e nevojshme dhe se sa jetike është një gazetari e mirë për vendin. Sigurisht që nuk uroj të kemi dëshmorë, por ama nuk do doja as frikacakë që dorëzohen para kryeministrit dhe pastaj qajnë hallet në Facebook.

Mendoj se nuk qe vendi për t’u viktimizuar në këtë rast apo për t’i dhënë mbi duar një trofe ashtu siç i pëlqen atij ta marrë. Aq më tepër nuk duhet t’i jepnim kënaqësinë për të na parë se si kacavireshim për të dalë.

Nuk jemi viktima dhe mëshira do ishte mjaft shqetësuese për një gazetar. Personalisht nuk do më pëlqente nëse dikush do më mëshironte nëse dhunohem apo do bënte sikur ishte prekur nga drama ime.

Edhe në këtë rast nuk e dua sensibilizimin madje e konsideroj ofendim nëse dikush më kontakton për të më thënë se ndjehej keq për poshtërimin që i bëri kryeministri figurës së gazetarëve.

Aq më tepër nuk do ta pranoja kurrë mëshirën e politikanëve që kërkojnë të shfrytëzojnë kurrizin tonë për të ngjitur ndonjë shkallë në karrierën e tyre. Ne jemi forcë e madhe dhe s’mund të na ulë kokën askush veç se shqiptarëve që na ndjekin duke besuar dhe shpresuar tek ne.

Mbase unë nuk jam ndonjë veteran mediumesh që të nis dhe të tregoj rrëfenja betejash të fituara apo fushëbeteja të humbura, por si i ri që jam di të them me bindje se nganjëherë e harrojmë se ç’do të thotë gazetar. Nëse do ta mësojmë mirë, besoj se s’do guxojë kurrë askush të na quante kazan! Dhe aq më tepër… kryeministri.

P.s; Një koleg dhe mik imi që ishte prezent para kryeministrit më pyeti se çdo të kisha bërë nëse do të ishe atje atë ditë. Nuk e di dhe mbase sot gjykoj pak ftohtë por i dhashë këtë përgjigje: “Gazetari irakian Muntadhar al-Zaidi qëlloi presidentin amerikan Xhorxh Bush në një konferencë shtypi pasi nuk pranonte politikat e SHBA-së në Irak. Për interesin e vendit justifikohet gjithçka, ndaj bota ka njohur “armët” gazetareske nga lapsi, tek mikrofoni dhe deri tek… këpuca.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ronaldo godet me shpullë lojtarin e Gironas, rrezikon dënimin
Previous article Atletja që "çmendi" njerëzit në rrjetet sociale, cila është ngjyra e saj e vërtetë?

Q.Autor

Postime të ngjashme

Credins bank dhe Federata Shqiptare e Futbollit forcojnë partneritetin strategjik me lançimin e kartës GOOL! Aktualitet

Credins bank dhe Federata Shqiptare e Futbollit forcojnë partneritetin strategjik me lançimin e kartës GOOL!

PAS PROTESTAVE PËR ZVËRNECIN/ Reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike Aktualitet

PAS PROTESTAVE PËR ZVËRNECIN/ Reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike

RIKUALIFIKIMI I PALLATIT TË KONGRESEVE/ Juria shpall unanimisht fitues projektin e studios “Herzog &de Meuron Basel Ltd” Aktualitet

RIKUALIFIKIMI I PALLATIT TË KONGRESEVE/ Juria shpall unanimisht fitues projektin e studios “Herzog &de Meuron Basel Ltd”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT