• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ahmetaj: PD dha 178 koncesione në 8 vjet. Kanë firmosur dhe ditën e dielë
Home
Shqipëri

Ahmetaj: PD dha 178 koncesione në 8 vjet. Kanë firmosur dhe ditën e dielë

16 November, 2017 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

Ministri i Financave Arben Ahmetaj ne diskutimin mbi koncesionet sot ne Kuvend tha se Partia Demokratike ne vetem 8 vjet ka dhene 178 koncesione te reja e madhe sic tha ai, eshte firmosur edhe diten e diele qe nuk eshte dite pune ne administraten shteterore.

“Ka një historik shumë interesant të koncesioneve 2004-2017 dhe besoj kjo është një ditë e duhur që të ndajmë këtë informacion sot bashkë.

arben ahmetaj

Nga viti 2004 e deri në vitin 2017, janë 213 kontrata koncesionare aktive, nga të cilat, 178 janë bërë para viti 2013. Kur vini këtu dhe flisni për koncesionet dhe bëni sikur ju dhemb shpirti për koncesionet dhe paratë e buxhetit të shtetit e qytetarëve, sot është një moment transparence e secili të mbajë pergjegjësinë.

178 koncesione janë bërë nga qeveria e partisë demoratike, nga të cilat 98% janë oferta të pakërkuara, pra për qytetarët, ofertë e pakërkuar do të thotë kur biznesi vjen dhe sjell ofertën e vet dhe hyn në procedurë, pra jo kur shteti, qeveria, autoriteti kontraktor, hedh ofertën në treg.

I kam me emra ministrash të gjithë koncesionet e bëra në kohë dhe po ju them që vetëm në periudhën Maj 2013- 9 Shtator 2013, janë bërë 38 koncesione.

Ndërkohë që ju ishit duke ikur nga pushteti e populli ju kishte votuar të iknit nga zyra, keni bërë 38 koncesione!
Do ta mirëpres të vijë këtu e të flasë ai ish-ministër që ka qenë në atë kohë, që ka firmosur edhe ditën e Diel. Vetëm një ministër i qeverisë Berisha 2 në Maj 2013 ka firmosur 4 koncesione; në qershor 2013 janë 3 koncesione të firmosura. Gusht 2013, që ishin duke ikur, ka dalë ditën e dielë, ka firmosur një kontratë ditën e Diel.

Ka firmosur 21 kontrata në shtator. Në 9 shtator, dy ditë para se të iknin nga zyra, ky ish ministër ka firmosur 21 kontrata, kur I kishte votuar populli për të ikur.

E cfarë kontratash ka firmosur? Ka një sërë kontratash ku koston ia kalonin qytetarit. Doni Rapidscan-in? 40 euro për deklaratë! Praktikisht një taksë e re! E di gjithë biznesi, I madh dhe I vogël, fason e ndërtim, prodhim e shërbim dhe ishte kosto e drejtpërdretjë për biznesin.
Doni kolaudimin e automjeteve? U rrit kosto për qytetarin!
Edhe hidrocentrali i Devollit, 50 milionë euro ishte vetëm rruga që do ta ndërtonte buxheti i shtetit, ngarkesë e drejtpërdrejtë e buxhetit të shtetit.
Doni koncesionet që ka bërë kjo qeveri në mandatin e parë?
Check up? Cfarë cmimi I vini jetës ju? Se ne jemi të majtë, e për ne nuk ka cmim për jetën. Është parandalim dhe është në themel të politikës për shëndetin publik. Sa është kosto? Është 1,537 lekë që i kushton buxhetit të shtetit, një kontroll parandalues që një qytetar nga ata 900 mijë qytetarë që e përfitojnë falas. Cfarë efekti ka? Parandalimi!

Sa kushton një protokoll i tillë i bërë në spital? 5,200 lekë. Në një sptal privat, 8 mijë lekë. Nëse 8 mijë është më e vogë se 1,537, nëse 5,200 është më e vogël se 1,537 lekë, atëherë po, ju keni të drejtë, nëse e keni përmbysur logjikën e numrave!”, tha Ahmetaj.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Toto Riina në ditët e fundit të jetës, bosi famëkeq i mafias italiane (detajet)
Previous article Pamje skandaloze nga spitali i Lushnjes (Video)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRIMI i fortë i Ramës: Do të publikojmë faktet që protesta për Zvërnecin po shfrytëzohet nga Irani Politikë

PARALAJMËRIMI i fortë i Ramës: Do të publikojmë faktet që protesta për Zvërnecin po shfrytëzohet nga Irani

ZVËRNECI/ Rama i përgjigjet senatorit demokrat Sanders: Shqipëria s'është sfond për betejat politike të huaja Politikë

ZVËRNECI/ Rama i përgjigjet senatorit demokrat Sanders: Shqipëria s'është sfond për betejat politike të huaja

"ZVËRNECI"/ Rama ndërpret gazetaren: S’kam interes për intervistat tuaja në rrugë, po më pyesni mua! A keni fakte kundër meje? Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama ndërpret gazetaren: S’kam interes për intervistat tuaja në rrugë, po më pyesni mua! A keni fakte kundër meje?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT