• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Toto Riina në ditët e fundit të jetës, bosi famëkeq i mafias italiane (detajet)
Home
Botë

Toto Riina në ditët e fundit të jetës, bosi famëkeq i mafias italiane (detajet)

16 November, 2017 k.autor Botë

Një nga figurat më famëkeqe të mafies italiane dhe botërore Totò Riina është në grahmat e fundit të jetës. Lajmin e japin mediat italiane.

I sëmurë prej një kohe të gjatë, ish bosi i mafies është shtruar në repartin e të dënuarve në spitalin e Parmas. Sipas medieve italiane, Salvatore Riina i cili sot mbush 87 vjeç, është në koma prej disa ditësh pasi i është nënshtruar dy operacioneve së fundmi.

I arrestuar më 15 Janar të vitit 1993 pas 24 vitesh në kërkim, ai konsiderohet udhëheqësi i padiskutueshëm i Cosa Nostra-s.

Riina aktualisht po vuan 26 dënime me vdekje për dhjetëra vrasje dhe masakra, duke përfshirë atë sheshin “Lazio” në Palermo, atentatet e vitit 1992 në të cilat Falcone dhe Borsellino vdiqën dhe masakrën e “via dei Georgofili” në Firence.

 

 

Ishte zgjedhja e tij të niste një luftë të armatosur ndaj shtetit italian në filli, të viteve ’90, shkruan ANSA. Ai kurrë nuk shfaqi një fije pendese për krimet e tij. Ndërsa vetëm tre vite më parë, teksa fliste me një tjetër të burgosur në burg, mburrej për vrasjen e Falcones dhe kërcënonte me vdekje magjistratët.

Procesi i fundit gjyqësor ku Riina është i pandehur, që është ende në zhvillim, i pagëzuar “Negocimi Shtet-Mafia”, e sheh mafiozin si të pandehur për kërcënime me vdekje ndaj trupës politike italiane.

Në javët e fundit Riina është operuar dy herë. Mjekët kanë paralajmëruar menjëherë se bosi mafioz, kushtet shëndetësore të të cilit janë përkeqësuar me kalimin e viteve, do ti mbijetonte ndërhyrjeve kirurgjikale. Por, tashmë jeta e njeriut që tmerroi një shtet të tërë, është në fije të perit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Nafta dhe gazi, amerikanët zbarkojnë në Shqipëri
Previous article Ahmetaj: PD dha 178 koncesione në 8 vjet. Kanë firmosur dhe ditën e dielë

k.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT