• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AFTËSITË DIXHITALE/ Raporti i OECD: Shqipëria larg BE dhe e fundit në rajon
Home
Sociale

AFTËSITË DIXHITALE/ Raporti i OECD: Shqipëria larg BE dhe e fundit në rajon

18 September, 2024 s.autor Aktualitet, Sociale

Shqipëria përveçse mbetet larg mesatares së Bashkimit Europian sa i takon treguesit që lidhet me aftësitë dixhitale bazike apo përtej bazike tek individët mbetet gjithashtu performuesi më i keq në rajon.

Një raport i fundit i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim(OECD) “Ballkani Perëndimor, Perspektiva e Konkurrueshmërisë 2024: Profili Rajonal” ndalet ndër të tjera edhe tek aftësitë dixhitale të vendeve të Ballkanit Perëndimor ku rezulton se në krye të listës qëndron Mali i Zi dhe në fund të saj Kosova e më pas Shqipëria.

Sipas raportit teksa ekonomitë e Ballkanit Perëndimor nisin tranzicionin e gjelbër dhe atë dixhital, sistemet e tyre të aftësive duhet të parashikojnë nevojat për aftësi në të ardhmen.

Kjo përfshin krijimin e infrastrukturës së duhur për edukim dhe trajnim për zhvillimin dhe përshtatjen e aftësive që mundësojnë dhe mbështesin këto tranzicione.

“Aktualisht, zhvillimi i aftësive dixhitale në rajon tregon konvergjencë të kufizuar drejt niveleve të BE-së, me përqindjen e individëve në ekonomitë e Ballkanit Perëndimor që zotërojnë aftësi dixhitale bazike të paktën 20 për qind më të ulëta se në BE.

Megjithatë, ndërsa të gjitha ekonomitë bien nën mesataren e BE-së, ka ndryshime të konsiderueshme: Mali i Zi është performuesi më i mirë i rajonit, me vetëm 7 pikë përqindjeje larg nga nivelet BE nivelet, ndërsa Shqipëria dhe Kosova raportuan norma më pak se 30% – në thelb gjysma e niveleve të BE-së.

Kjo zbulon nevojën universale për të vazhduar përmirësimin dhe zhvillimin e këtyre aftësive mes studentëve dhe fuqisë punëtore në rajon duke marrë parasysh pozicionin unik të secilës ekonomi”, thuhet në raport.

Parë në shifra raporti vlerëson se mesatarja e individëve që kanë aftësi bazike apo mbi bazike dixhitale në vendet e Bashkimit Europian përbën 53.9 për qind të tyre. Në Malin e Zi kjo përqindje është 47.2 për qind e individëve, në Serbi 41.3 për qind teksa në Shqipëri kjo vlen për 23.8 për qind të individëve.

Raporti vëren se tashmë vendet janë përfshirë në kurrikulat shkollore aspekte të rëndësishme të dixhitalizimit dhe kjo qasje jo vetëm lehtëson mundësinë që studentët apo nxënësit të përqafojnë këto aftësi por edhe zgjeron mundësitë e aplikimit të tyre gjerësisht.

“Kurset e TIK-ut dhe zhvillimit të aftësive dixhitale janë të përfshira kryesisht në kurrikulat si në fillore ashtu edhe në ato të arsimit të mesëm në gjithë rajonin.

Shumica e ekonomive e kanë bërë të detyrueshme për studentët që të plotësojnë Klasat përkatëse të TIK-ut, duke filluar nga shkenca kompjuterike në Serbi dhe kodimi në Shqipëri deri tek informatika tek Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

Përtej këtyre, Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia kanë integruar zhvillimin e aftësive dixhitale nëpër lëndë të ndryshme në kurrikulat e tyre” vlerëson raporti i OECD./Monitor

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBLIDHET SOT KËSHILLI I MANDATEVE/ Pas akuzave të opozitës, shqyrtohet mandati i deputetit të PS-së
Previous article "DO JENI SHUMË TË SHPËQËNDRUAR..."/ Horoskopi për sot, 18 Shtator 2024

s.autor

Postime të ngjashme

U PLAGOS GJATË OPERACIONIT/ Momenti ku efektivi i plagosur transportohet me helikopter drejt Traumës Aktualitet

U PLAGOS GJATË OPERACIONIT/ Momenti ku efektivi i plagosur transportohet me helikopter drejt Traumës

DETAJET/ Mbetën të plagosur gjatë operacionit policor në Maliq. Efektivi i “Shqiponjave” me plagë në nofull, autori në brinjë Aktualitet

DETAJET/ Mbetën të plagosur gjatë operacionit policor në Maliq. Efektivi i “Shqiponjave” me plagë në nofull, autori në brinjë

DOSJA "BALLUKU"/ Akuza për pastrim parash, SPAK merr të pandehur Igli Taren Aktualitet

DOSJA "BALLUKU"/ Akuza për pastrim parash, SPAK merr të pandehur Igli Taren

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT