• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AFERA “PARTIZANI”/ Malltezi në GJKKO: SPAK më kërkoi letërkëmbimin nga stërgjyshi
Home
Aktualitet
Kronikë

AFERA “PARTIZANI”/ Malltezi në GJKKO: SPAK më kërkoi letërkëmbimin nga stërgjyshi

13 September, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Dy ditë pasi u njoh me akuzat që rëndonin ndaj tij për sa i përket çështjes së privatizimit të kompleksit sportiv “Partizani”, të premten u paraqit në SPAK Jamarbër Malltezi.

Dhëndri i ish-kryeministri Sali Berisha ankimoi edhe një herë masën e sigurisë arrest shtëpie në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

Në pritje të vendimit, ai hodhi akuza paraprake ndaj Strukturës së Posaçme Antikorrupsion për hetime të njëanshme më urdhra politikë.

“Kjo çështje nisi me kallëzimin e rremë të Taulant Ballës. Ajo që mora vesh tani është se SPAK-u paska çuar në Arkiv të Shtetit hetues, patronazhistë për të gjetur letërkëmbimin e stërgjyshërve të Jamarbër Malltezit. E bukura është qënë ato letra stërgjyshi im i thoshte jo autoritetit të kohës, s’ta jap tokën. SPAK kishte dashur të merrte letërkëmbime edhe nga Italia. Pra SPAK-u nuk ka bërë pjesë të dosjes ligjet e kohës, por shkon të marrë letërkëmbimet. Kjo tregon nënshtrimin politik në skajin më përqeshës,” u shpreh z. Malltezi pas daljes nga GJKKO-ja.

Ndryshimin e masës e kërkoi edhe ish-kryeministri, i cili nuk u paraqit personalisht, por përmes avokatëve të tij.

Mesditën e 11 shtatorit, z. Berisha u mor i pandehur nga SPAK për korrupsion pasiv, zyrtari më i lartë ndaj të cilit SPAK shpall një akuzë të tillë. Korrupsion dhe pastrim parash është edhe akuza që kundërshton z. Malltezi.

Ditën e djeshme, më 12 shtator, të pandehur për aferën “Partizani” u morën edhe biznesmenët Fatmir Bekteshi dhe Xhim Begeja, ortakët e z. Malltezi për ndërtimin e kullave në kompleksin “Partizani”. Bekteshi do të përgjigjet për korrupsion aktiv, ndërsa Begaja për akuzën e pastrimit të parave.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VOTIMI NË KUVEND PËR MANDATIN E BASHËS/ Reagon BE: Ky nuk është një hap në drejtimin e duhur
Previous article DRONI NË BURGUN E PEQINIT/ Drejtoria e Burgjeve jep detaje: Si e zbuluam, ja çfarë po transportonte mjeti fluturues

s.autor

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve Aktualitet

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT