Kryeministri Edi Rama ka sqaruar në emisionin e Sokol Ballës edhe çështjen e negociatave për detin. I pyetur nga panelistët nëse Turqia ka ndërhyrë tek Shqipëria për të bllokuar një marrëveshje me Greqinë, Rama tha:
Po mendoni se po ndikon Turqia te pala shqiptare që të mos ketë marrëveshje me Greqinë?
Nuk i shoh marrëdhëniet politike si marrëdhënie dashurie. Ajo që unë besoj është që së pari marrëdhëniea e presidentit të Turqisë me tonin ka qenë krejt normale gjithmonë. Unë nuk jam xheloz dhe nga ana tjetë nuk ka pasur asnjëherë në asnjë rast dhe për asnjë çast një diskutim mes meje dhe presidentit të sotëm të Turqisë lidhur me marrëvesjen me Greqisnë. Marrëveshja jonë me Greqinë është e jona me Greqinë. Kush i lidh këto të dyja ose ka qëllime të caktuara ose nuk di se çfarë flet