• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
A KA PËRGATITUR PS LISTAT E KANDIDATËVE PËR DEPUTET? Balla: Emrat do të jenë risi, kemi vetëm një aleat…
Home
Politikë

A KA PËRGATITUR PS LISTAT E KANDIDATËVE PËR DEPUTET? Balla: Emrat do të jenë risi, kemi vetëm një aleat…

15 February, 2021 s.autor Breaking News, Politikë

Shefi i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla, në një deklaratë për mediat, deklaroi se listat e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste do të jenë risi.

Balla theksoi se PS do të respektojë afatet, kurse shtoi se Partia Socialiste ka vetëm një aleat dhe ai është qytetari.

“Ne respektojmë afatet e vendosura nga Kodi Zgjedhor. PS ka vetëm një aleat, njerëzit e zakonshëm të këtij vendi. Kemi marrë impute edhe nga platforma “Shqipëria që duam”, për t’ju dhënë mundësi grave dhe burrave të vendit nga çdo vend, në lista do keni djem e vajza që kanë jetuar jashtë dhe janë të gatshëm që të japin kontribute.

Është e pafalshme që politika shqiptare nuk i ka dhuruar mundësi shqiptarëve jashtë që të marrin pjesë në zgjedhje. Është e pafalshme që PD dhe LSI kundërvihen ndaj vullnetit për shqiptarët që jetojnë jashtë. Listat do jenë risi. Kemi punë për të bërë, andaj na duhet ky mandat”, u shpreh Balla.

Taulant Balla nënvizoi se reforma në drejtësi po shkon përpara dhe askush nuk mund ta ndalë dot më.

“Goditjet e SPAK kanë çuar përpara drejtësinë në vend. Këta që takojnë prokurorë të shkarkuar nëpër skuta, bëjnë sikur duan drejtësinë. Goditja e një gjyqtareve të korruptuar ishte kuptimplotë se SPAK godet çdo strukturë të korruptuar. Programi i PS është vazhdimi i reformave në dobi të vendit. Berisha e la ekonominë në pikën më të ulët me shpresën se do të shkatërrohej ekonomia kombëtare, por ne ringritëm financat”, vlerësoi Balla.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUVEND/ Manastirliu: Sot vijnë 7020 doza të vaksinës anti COVID nga Pfizer
Previous article ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Balla uron Albin Kurtin për fitoren: Një festë e demokracisë...

s.autor

Postime të ngjashme

ORË TMERRI NË HIMARË/ Disa banesa të shkrumbuara gjatë natës. Nis ndërhyrja nga ajri për fikjen e zjarrit, situata tejet problematike Aktualitet

ORË TMERRI NË HIMARË/ Disa banesa të shkrumbuara gjatë natës. Nis ndërhyrja nga ajri për fikjen e zjarrit, situata tejet problematike

RAMA NË ITALI PËR FORUMIN NË CERNOBBIO/ Sot në panel bashkë me kryeministrin kroat Plenković për “Mesdheun e zgjeruar” Politikë

RAMA NË ITALI PËR FORUMIN NË CERNOBBIO/ Sot në panel bashkë me kryeministrin kroat Plenković për “Mesdheun e zgjeruar”

“PËRTEJ OQEANIT”/ Berisha mbërrin në SHBA, kreu i PD publikon pamjet nga pritja në aeroport Breaking News

“PËRTEJ OQEANIT”/ Berisha mbërrin në SHBA, kreu i PD publikon pamjet nga pritja në aeroport

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT