Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka uruar kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, për fitoren e thellë në zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë, që u mbajtën një ditë më parë.
Në një deklaratë për mediat, pas mbledhjes me drejtuesit politikë të PS në qarqe, Balla i konsideroi zgjedhjet në Kosovë si një ‘festë të demokracisë’.
Sipas Ballës, populli i Kosovës ‘foli qartë’ dhe se kjo duhet respektuar nga të gjithë.
“Vota e popullit duhet respektuar dhe ata që humbin zgjedhjet duhet të kuptojnë që është faji i tyre dhe jo i popullit, zgjedhjet në Kosovë ishte një festë e demokracisë dhe kur populli merr pjesë në atë mënyrë masive në kushtet e një morti të keq dhe pandemisë, do të thotë që mesazhi është shumë i qartë dhe duhet respektuar nga të gjithë”, tha Balla.


