• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
A HELMOHESH NËSE HA PESHK ME DJATHË? Disa fakte që zbulojnë të vërtetën
Home
Shëndet

A HELMOHESH NËSE HA PESHK ME DJATHË? Disa fakte që zbulojnë të vërtetën

9 August, 2024 s.autor Shëndet

Këtë këshillë shqiptarët e kanë dëgjuar shpesh dhe ajo është rrënjosur aq thellë në ndërgjegjen tonë sa asnjë prej nesh me siguri nuk ka guxuar ta provojë me të vërtetë, nga frika e një helmimi të rrezikshëm.

Por sa të vërteta janë paralajmërimet e nënave dhe gjysheve tona? A është me të vërtetë ky kombinim kaq i rrezikshëm sa mund të përfundojmë në spital?

Kjo ide besohet të ketë nisur në Jeruzalem. Vite më parë, njerëzit përballeshin me paralajmërime të forta se peshku me qumështin dhe nën produktet e tij ishin një kombinim i tmerrshëm për shëndetin. Nga aty ideja u përhap në të gjithë globin. Megjithatë nga pikëpamja shkencore, nuk ka asnjë arsye përse peshku dhe produktet e bulmetit të mos konsumohen së bashku apo në të njëjtën kohë.

Shkencëtarët hedhin poshtë pretendimet se kombinimi i këtyre produkteve mund të jetë kaq i dëmshëm apo mund të çojë në pigmentim të lëkurës. Ndërkohë, recetat që na serviren në restorante përfshijnë edhe gatime me peshk me salca të ndryshme bulmeti.

Shkencëtarët thonë se gjëja më e keqe që mund të ndodhë në rast se hamë peshk me kos janë problemet e lehta me tretjen. Këto probleme variojnë nga organizmi, që është i ndryshëm tek çdo person. Nga ana tjetër, sipas dermatologëve peshku dhe qumështi, djathi apo kosi mund të shkaktojnë alergji, por jo për shkak të kombinimit. Njerëzit që janë alergjikë ndaj peshkut apo kosit e qumështit duhet të tregojnë kujdes.

Ekspertët thonë se produktet e bulmetit nuk përshtaten me ushqimet e pasura me proteina. Një prej arsyeve është se qumështi dhe kosi kanë efekt qetësues në organizëm. Peshku ka efekt ngrohës sepse është i pasur me proteina dhe shpërbërja e tyre gjatë tretjes çliron nxehtësi. Regjimi Mesdhetar i ushqyerjes, një nga më të shëndetshmit në botë përfshin kombinimin e tyre bashkë me drithërat, yndyrat e shëndetshme dhe arrorët.

Një kombinim i këtyre ushqimeve është mirëbërës kundër sëmundjeve të zemrës, diabetit apo problemeve mendore. Pavarësisht këtyre të dhënave, shkenca nuk ka arritur akoma të provojë dëme të mëdha në organizëm prej këtij kombinimi tabu. Ky kombinim nuk besohet të shkaktojë helmim, por alergji tek njerëzit që kanë tolerancë të pakët ndaj laktozës, pra jo për shkak të kombinimit. Një reagim tjetër ndaj këtij kombinimi është ndonjë problem kalimtar me tretjen dhe ndoshta pigmentim të lëkurës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NXORRËN TRUPIN DHE PASTRUAN GJAKUN/ Si tentuan infermieret e azilit të fshihnin vrasjen e Virxhil Veshos nga shoku i dhomës
Previous article DOSSIER/ Dëshmia tragjike e shkrimtares së persekutuar: Tre xhaxhallarët u arratisën në SHBA, të voglin e copëtuan dhe trupin ia hodhën në Lanë

s.autor

Postime të ngjashme

SYTË MUND TË ZBULOJNË RREZIKUN E ALZHEIMER/ Studimi: Retina si “pasqyrë” e shëndetit të trurit Shëndet

SYTË MUND TË ZBULOJNË RREZIKUN E ALZHEIMER/ Studimi: Retina si “pasqyrë” e shëndetit të trurit

RREZIKU NGA DIELLI/ Të gjithë në plazh, por duhet kujdes për lëkurën nga temperaturat e larta Shëndet

RREZIKU NGA DIELLI/ Të gjithë në plazh, por duhet kujdes për lëkurën nga temperaturat e larta

STUDIMI/ Një filxhan fasule në ditë mund të ulë ndjeshëm rrezikun e… Shëndet

STUDIMI/ Një filxhan fasule në ditë mund të ulë ndjeshëm rrezikun e…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT