• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NXORRËN TRUPIN DHE PASTRUAN GJAKUN/ Si tentuan infermieret e azilit të fshihnin vrasjen e Virxhil Veshos nga shoku i dhomës
Home
Breaking News

NXORRËN TRUPIN DHE PASTRUAN GJAKUN/ Si tentuan infermieret e azilit të fshihnin vrasjen e Virxhil Veshos nga shoku i dhomës

9 August, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Nazime Mulla dhe Glesantina Saraç, infermiere dhe kryeinfermiere në azilin ku u vra i moshuari, Virxhil Vesho, janë arrestuar një ditë më parë nga policia e Tiranës.

Sipas informacioneve të siguruara nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, nga këqyrja e kamerave të sigurisë, ka rezultuar se të dyja ato, pasi i moshuari mbeti i vdekur nga goditjet me shkopin e hekurit nga shoku i dhomës, Zyhdi Shehi, e kanë nxjerrë trupin dhe kanë pastruar gjakun, e më pas kanë njoftuar një agjenci funerale.

Ato kanë deklaruar se i moshuari humbi jetën pasi u rrëzua. Por pas këqyrjes së trupit të viktimës, agjencia funerale e ka kthyer trupin pas, pasi dyshonin se shenjat nuk ishin nga rrëzimi, por shenja të tjera dhune.

I moshuari është qëlluar në gjumë me bastun, ndërsa infermieret vazhdojnë të këmbëngulin se u ishte krijuar ideja se i ndjeri ishte rrëzuar.

Virxhil Vesho, priste që për dy javë të fikte qirinjtë e 82-vjetorit.

Shoku i tij i dhomës, një historian i njohur përdori bastunin ku mbështetej për shkak të moshës së thyer, dhe duke zbardhur e enjtja e goditi mizorisht në kokë.

Para hetuesve, 78-vjeçari tha fjali të paqarta kur u pyet për ngjarjen e rëndë. Për shkak se edhe viktima edhe Shehi vuanin nga skleroza, policia ka bindjen se deklarata e historianit të njohur që u shpreh se ‘e qëlloi shokun pasi i kishte zënë krevatin’ mbetet një version që i përket tronditjes.

Sipas policisë ekspertët do të caktojnë se në çfarë shkalle ishte i prekur autori nga skleroza, ndërkohë që brenda pak ditësh ai do të dalë para gjykatës penale. Mosha dhe sëmundja e tij pritet të jenë karta e fortë e avokatëve për ta mbrojtur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBARDHEN 62 RASTE TË PËRNDJEKJEVE ONLINE/ U kryen të gjitha nga shqiptari i burgosur në Francë
Previous article A HELMOHESH NËSE HA PESHK ME DJATHË? Disa fakte që zbulojnë të vërtetën

s.autor

Postime të ngjashme

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen Breaking News

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen

"SKENË KRIMI"/ Vijon protesta, qytetarët vendosin sirena policie para kryeministrisë Aktualitet

"SKENË KRIMI"/ Vijon protesta, qytetarët vendosin sirena policie para kryeministrisë

RIKTHEHEN PROBLEMET NË AKSIN RRUGOR LIBRAZHD-PRRENJAS/ Dherat dhe gurët pushtojnë rrugën pas stuhisë së shiut Aktualitet

RIKTHEHEN PROBLEMET NË AKSIN RRUGOR LIBRAZHD-PRRENJAS/ Dherat dhe gurët pushtojnë rrugën pas stuhisë së shiut

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT