• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
A DO SHKARKOHET ILIR META? Ulsi Manja: Të hënën mblidhet Komisioni Hetimor, ka pasur reflektim për zhbllokimin e Kushtetueses!
Home
Politikë

A DO SHKARKOHET ILIR META? Ulsi Manja: Të hënën mblidhet Komisioni Hetimor, ka pasur reflektim për zhbllokimin e Kushtetueses!

11 July, 2020 Delo.autor Politikë

“Unë nuk jam për të bërë spektale poluitike, por jam për ti garantuar të gjithë se deri në 24 korrik 2022 Presidenca do të jetë kështjellë e mbrojtjes së kushtetutës”. Kështu ka deklaruar Presidenti Meta në 9 shtator 2019. E mesa duket kështu do të jetë. Mazhoranca për disa muaj e la pas qëllimin e saj për të shkarkuar presidentin e Republikës. Në limitin e afatit 30 korrik,  Komisioni Hetimor për Ilir Metën do të mblidhet ditën e hënë.

” Vërtet ka ardhur opinion i Venecias në mes të qershorit, por ai opinion u është shpërndarë kolegëve deputetë, është analizuar nga anëtarët e Komisionit Hetimor, dhe më lejoni t’ju them që të hënën në 13 korrik komisioni hetimor do të zhvillojë mbledhjen e radhës për të administruar këtë opinion por edhe provat e tjera që do kenë kolegët e tjerë deputetë si dhe do ketë një diskutim dhe debat shterues me të gjitha provat që ka administruar komisioni”, tha Manja.

Ulsi Manja për Report tv thotë se Komisioni ende nuk e ka një qëndrim përfundimtar nëse do vendosin për shkarkimin e presidentit Meta apo jo. Por pranon se ka pasur një reflektim nga ana e presidencës, sidomos për zgjidhjen e ngërçit në Gjykatën Kushtetuese.

“Nëse i referoheni opinionit final të Komisionit të Venecias lidhur me Gjykatën Kushtetuese ka një reflektim institucional të palëve për të zhbllokuar Gjykatën Kushtetuese si një nga kriteret për në BE. Dhe kur them ka refletkim do të thotë KED, Kuvendi dhe Presidenti, nën frymën e atij opinion dhe atyre rekomandimeve do duhet të bëjnë funksionale Gjykatën Kushtetuese”, deklaroi Manja.

Por ky qëndrim i zbutur ndaj presidentit a do të reflektohet në një vendim për mos e shkarkuar?

“E thënë më qartë, Komisioni Hetimor, në raportin e vet për seancën plenare do evidentojë të gjitha shkeljet e konstatuara në rastin e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019, por edhe të situatës me Gjykatën Kushtetuese”, tha Manja.

Manja kujdeset ti përcjellë një mesazh Metës, pas opinionit të fundit të Venecias, që i jep të drejtë presidentit Meta për cështjen e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese.

” Sot ndoshta është një realitet tjetër dhe duket sikur ka kaluar por jo. Demokracia funksionin dhe është detyrë e parlamentit që të ndërhyjë për të garantuar mekanizam zhbllokues sa herë që demokracia zhbllokohet”, u shpreh Ulsi Manja.

Raporti përfundimtar i Komisionit hetimor do të jetë gati para datës 30 korrik dhe do të shqyrtohet në një seancë të vecantë, e cila do të jetë vendimtare për fatin e Ilir Metës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RENDITJA E OKB/ "E-Albania" dhe "Shqipëria që Duam" udhëheqin një rritje spektakolare
Previous article KORONAVIRUSI/ KE aprovon Remdesivirin për trajtimin e pacientëve me COVID-19, ja te kush do të aplikohet

Delo.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave Breaking News

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

TUBIMET E QYTETARËVE/ Rama ndan mesazhin e Kos, komisionerja: Qeveria na dha garanci për Zvërnecin! Protesta e drejtë themelore Politikë

TUBIMET E QYTETARËVE/ Rama ndan mesazhin e Kos, komisionerja: Qeveria na dha garanci për Zvërnecin! Protesta e drejtë themelore

ÇFARË NDODHI? PS përjashton Agron Shehajn 30 ditë nga Kuvendi Politikë

ÇFARË NDODHI? PS përjashton Agron Shehajn 30 ditë nga Kuvendi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT