• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RENDITJA E OKB/ “E-Albania” dhe “Shqipëria që Duam” udhëheqin një rritje spektakolare
Home
Uncategorized

RENDITJA E OKB/ “E-Albania” dhe “Shqipëria që Duam” udhëheqin një rritje spektakolare

11 July, 2020 Delo.autor Uncategorized

Platforma e Bashkëqeverisjes dhe “E-Albania”, të cilat ofrojnë me qindra shërbime pa pagesë 24 orë në 24 për qytetarët kanë udhëhequr një rritje të paprecedent të Shqipërisë në raportin global të OKB për efikasitetin e shërbimeve publike online.

I publikuar ditën e sotme në faqen zyrtare të OKB (linku bashkangjitur), raporti thekson se Shqipëria pozicionohet e 59-ta në botë, nga 193 shtete të vlerësuara për shërbimet online. https://publicadministration.un.org/egovkb/en-us/Reports/UN-E-Government-Survey-2020,

Rritja e Shqipërisë është udhëhequr kryesisht nga 2 tregues thelbësorë, e-sherbimet dhe e-pjesemarrja.

Per e-shërbimet: Kemi qene në vendin e 62 kur u publikua raporti paraardhës në 2018-n dhe jemi ne vendin e 31 në 2020 (31 vende ngjitje ne klasifikim në vetëm dy vite).

Në këtë renditje, Shqipëria është me pikë të barabarta me Kanadanë, ndërsa lë pas shtete të mëdha, përfshi Italinë, Gjermaninë dhe Zvicrën.

Ndërsa përsa i përket e-pjesëmarrjes, progresi ka qenë prej 25 vendesh, duke kaluar në harkun e dy viteve nga vendi i 61 në botë, në vendin e 36. Edhe në këtë renditje, lëmë pas Zvicrën, Gjermaninë, Italinë dhe të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Dixhitalizimi i shërbimeve publike konsiderohet si një ndër përparësitë më të rëndësishme të dekadës nga OKB, sepse dixhitalizimi përbën armën më të mirë për të reduktuar korrupsionin, për të shkurtuar burokracitë, duke i dhënë kështu një nxitje të rëndësishme rritjes ekonomike.

Më parë gjatë kësaj jave, një raport i OECD mbi ndryshimet 10-vjeçare në Ballkanin Perëndimor renditi Shqipërinë si vendin më të përparuar në fushën e dixhitalizimit dhe aktualisht të vetmin vend të rajonit që përmbush të gjithë të gjithë kriteret kyçe të vlerësimit. Edhe ketu leme pas Zvicren, Gjermanine, Italine dhe te gjitha vendet e Ballkanit Perendimor./Lexo.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “MEDIAT TONA TË KELLIRA QË VETËM TMERROJNË”/ Konspiracionisti Alfred Cako shokon sërish: Kini kujdes kur shkoni në spital se ja çfarë ndodh
Previous article A DO SHKARKOHET ILIR META? Ulsi Manja: Të hënën mblidhet Komisioni Hetimor, ka pasur reflektim për zhbllokimin e Kushtetueses!

Delo.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT