• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“GABIMI HISTORIK”/ Alibeaj kundër Berishës për ndryshimet kushtetuese në 2008: S’duhet të përsëritet më
Home
Politikë

“GABIMI HISTORIK”/ Alibeaj kundër Berishës për ndryshimet kushtetuese në 2008: S’duhet të përsëritet më

21 July, 2020 F.autor Politikë

Ish deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj i ftuar në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo” në Report Tv bëri një deklaratë të fortë duke thënë se ndryshimet kushtuese të bëra në vitin 2008 mes Sali Berishës, kryeministër në atë kohë, dhe Edi Ramës, kreu i opozitës në 2008-ën, duke e cilësua si gabim historik dhe se një gjë e tillë nuk duhet të përsëritet më dhe se tashmë ndryshime të tilla duhet të zgjidhen përmes referendumit.

“Qëndrimi ynë është fare i thjeshtë, nuk do të duhet të bëjmë më gabimin e bërë historik, ngjarja më e madhe që anatemohet ende sot është që në prill të 2008-ës brenda natës ndryshoi kushtetuta. 

Siç ndryshoi kushtetuta pa konsultim do të ndryshojë edhe tani. Qëndrimi ynë është që a është nevojë dhe kërkesë që do të duhet të pyeten shqiptarët? Kërkesa jonë është, a është e vërtetë që 80% e shqiptarëve duan lista të hapura? 

Po pse mos t’ua japin shqiptarëve të drejtën që të votojnë sistemin që duan. Dëshira kërkesa jonë është që jo 0, ndryshime përveç dakordësisë së 5 qershorit”, tha Alibeaj.

Në lidhje me hapjen e listave dhe koalicionet, Alibeaj tha se qëllimi i vetëm i ndryshimeve kushtetuese sipas tij të njëanshme, janë vetëm  që Rama të mos shkaktojë rotacion politik dhe të për përfitojë 6 apo 7 mandate te pamerituara.

Ai tha se opozita kërkon respektimin e marrëveshjes së 5 qershorit, por nëse hapen listat ndalohen koalicionet dhe ajo marrëveshje sipas tij preket automatikisht dhe angazhimi i të gjitha palëve ishte që të mos ndryshohej asnjë germë nga ajo marrëveshje.

“Rama nuk ka asnjë interes për listat e hapura, qëndron diku tjetër qëllimi i Ramës, heqja e koalicioneve. Është bërë për këdo e ditur, një eksperiment i bërë që në 2007-ën. Ai do të marrë 6 ose 7 mandate të pamerituar, këto do ta marrë me ndryshimet kushtetuese të njëanshme. 

Ndryshimet kushtetuese që ai kërkon të bëjë nuk kanë asnjë lloj influence me njëra-tjetrën. Nëse do të hiqen koalicionet me ndryshimet e kushtetuese do të influencohet marrëveshja e 5 qershorit. 

Angazhimi për të miratuar 5 qershorin është një kërkesë që vjen qoftë për integrimin qoftë që na vjen përtej oqeanit”, tha Alibeaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALARMI NGA COVID-19/ Dom Gjergj Meta: Hiqni dorë nga normaliteti, jeta jonë është në dorën e të tjerëve
Previous article KUNDËR MBYLLJES SË LOKALEVE/ Protesta, Policia: Kemi proceduar 12 persona, u bëmë thirrje…

F.autor

Postime të ngjashme

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge… Politikë

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge…

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës Politikë

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës

VENDIMI/ Qeveria miraton mbi 633 milionë lekë për rindërtimin në Krujë, Kurbin dhe Lezhë Politikë

VENDIMI/ Qeveria miraton mbi 633 milionë lekë për rindërtimin në Krujë, Kurbin dhe Lezhë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT