• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ALARMI NGA COVID-19/ Dom Gjergj Meta: Hiqni dorë nga normaliteti, jeta jonë është në dorën e të tjerëve
Home
Sociale

ALARMI NGA COVID-19/ Dom Gjergj Meta: Hiqni dorë nga normaliteti, jeta jonë është në dorën e të tjerëve

21 July, 2020 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Dom Gjergj Meta përmes një postimi në Facebook u bën thirrje qytetarëve që të heqin dorë nga normaliteti dhe të shtojnë kujdesin pas rritjes alarmante të shifrave të infektimeve nga COVID-i. Kjo pandemi, thotë ai, po na tregon se jeta jonë është në dorën e të tjerëve dhe jeta e të tjerëve në dorën tonë.

“Te heqim dore nga normaliteti…

Të dashur miq,

Në Shqipëri e në Ballkan numrat e të prekurve me Covid-19 po rriten.

Ndjej për detyrë qytetare që t’ju ftoj të kujdesemi për veten dhe për të tjerët. Është koha e përkujdesjes e cila duhet të na zhvillojë përmasën e solidaritetit me njëri-tjetrin dhe ndaj të mirës së përbashkët.

Nuk vlen ajo shprehja mors tua vita mea (vdekja jote është jeta ime), pasi vdekja apo sëmundja e një njeriu është edhe vdekja apo sëmundja e të gjithëve. Jeta është një e mirë që na është dhënë. Kjo pandemi po na tregon se jeta jonë është në dorën e të tjerëve dhe jeta e të tjerëve në dorën tonë.

Mjekët po na thonë të kemi kujdes. T’u besojmë atyre e t’ua dëgjojmë e zbatojmë këshillën. Mos ta kthejmë Shqipërinë në një spital të madh infektiv, a larg o Zot në një morg.

Prandaj: distancim fizik;

përdorim i maskave në ambjente të mbyllura;

përgjegjësi ndaj simptomave.

Është një rast i volitshëm për t’u rritur në përgjegjshmëri e të tregojmë se sa e duam jetën dhe se sa e vlerësojmë njëri-tjetrin.

Jemi një vend i vogël dhe i varfër, me shumë probleme edhe pa pandeminë e tërmetin. Nuk mund të lejojmë që kjo pandemi të na varfërojë e izoloi më shumë. Na kanë mbyllur kufijtë, jemi të detyruar të rrimë në karantinë nëse kalojmë kufirin në ndonjë shtet. Rritja e rasteve po na penalizon.

Prandaj është detyrë e të gjithëve, të mëdhenj e të vegjël, që të heqim dorë nga normaliteti i jetës së deritanishme e të strukturojmë një normalitet të ri që ndoshta do të na kushtëzojë për shumë kohë.

Sa më parë të mësohemi aq më mirë është për ne të gjithë.

Ditë të mirë” shkruan ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VETTING/ Pasuria "djeg" gjyqtarin e Tiranës, KPK shkarkon nga detyra Niko Rapin
Previous article “GABIMI HISTORIK”/ Alibeaj kundër Berishës për ndryshimet kushtetuese në 2008: S’duhet të përsëritet më

Delo.autor

Postime të ngjashme

SHPËTOHET ÇIFTI I BLLOKUAR NË KANIONIN E GJIPESË/ Njëri prej turistëve transportohet në spital pas thyerjes së këmbës Aktualitet

SHPËTOHET ÇIFTI I BLLOKUAR NË KANIONIN E GJIPESË/ Njëri prej turistëve transportohet në spital pas thyerjes së këmbës

QYTETARËT 28 DITË NË PROTESTË/ Mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

QYTETARËT 28 DITË NË PROTESTË/ Mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me një pikë kontrolli në kufi Aktualitet

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me një pikë kontrolli në kufi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT