• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KUNDËR MBYLLJES SË LOKALEVE/ Protesta, Policia: Kemi proceduar 12 persona, u bëmë thirrje…
Home
Aktualitet
Kronikë

KUNDËR MBYLLJES SË LOKALEVE/ Protesta, Policia: Kemi proceduar 12 persona, u bëmë thirrje…

21 July, 2020 F.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Tiranës ka njoftuar sot se ka proceduar penalisht 12 persona, të cilët kanë marrë pjesë dje në protestë kundër mbylljes së lokaleve e klubeve të natës. Në një njoftim për mediat, Policia njofton se personat e proceduar janë identifikuar si organizatorët e manifestimit dhe tashmë do të përballen me veprat penale “Organizim dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Më tej shtohet se efektivët para se të ndërhynin u kanë bërë thirrje protestuesve që të shpërndaheshin, pasi nuk kishin marrë leje për zhvillimin e protestës. Në fund Policia e Tiranës apelon për qytetarët që të respektojnë distancimin social dhe të përdorin mjetet mbrojtëse në vendet publike, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

“Organizuan grumbullim dhe manifestim të paligjshëm, procedohen penalisht 12 shtetas, persona të identifikuar si organizatorë, për veprat penale “Organizim dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”. Gjatë zhvillimit të tubimit, Policia para se të ndërhynte për të shpërndarë tubimin, u ka bërë thirrje protestuesve që të shpërndaheshin, pasi nuk kishin marrë leje për zhvillimin e tij.

Më pas, Policia shpërndau protestuesit, duke bërë disa shoqërime dhe ka filluar procedimin penal për 12 persona, si organizatorë të tubimit tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, pasi kanë organizuar dhe protestuar në mënyrë të paligjshme, pa lejen e organeve kompetente. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të 12 personave të identifikuar si organizatorë, për veprat penale “Organizim dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Policia e Tiranës apelon për qytetarët që të respektojnë distancimin social dhe të përdorin mjetet mbrojtëse në vendet publike, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, ndërsa problematikën apo shqetësimin që kanë ta adresojnë pranë institucioneve dhe organeve kompetente“, shkruan Policia.

Një ditë më parë pronarët e lokaleve, bareve, lokaleve të natës dhe të gjithë bizneseve të tjera që preken nga Akti Normativ i qeverisë. Të mbështetur nga qytetarë dhe artistë të shumtë, ata kanë kërkuar që qeveria të tërheqë Aktin Normativ që nuk i lejon ata të shërbejnë pas orës 20:00. Biznesmenët kanë thënë se ata janë pro çdo protokolli dhe shtojnë se i reskpetojnë masat dhe vendimi i qeverisë i godet ekonomikisht.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “GABIMI HISTORIK”/ Alibeaj kundër Berishës për ndryshimet kushtetuese në 2008: S’duhet të përsëritet më
Previous article PREKËSE/ Mjekja shqiptare ndan imazhin që të këput shpirtin: Djali sheh nga dritarja çdo natë nënën e infektuar

F.autor

Postime të ngjashme

SHPËTOHET ÇIFTI I BLLOKUAR NË KANIONIN E GJIPESË/ Njëri prej turistëve transportohet në spital pas thyerjes së këmbës Aktualitet

SHPËTOHET ÇIFTI I BLLOKUAR NË KANIONIN E GJIPESË/ Njëri prej turistëve transportohet në spital pas thyerjes së këmbës

QYTETARËT 28 DITË NË PROTESTË/ Mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

QYTETARËT 28 DITË NË PROTESTË/ Mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me një pikë kontrolli në kufi Aktualitet

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me një pikë kontrolli në kufi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT