• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KËSHILLI POLITIK/ Tre orë debat për listat dhe koalicionet, PD nuk tërhiqet. Rama kërkon…
Home
Politikë

KËSHILLI POLITIK/ Tre orë debat për listat dhe koalicionet, PD nuk tërhiqet. Rama kërkon…

20 July, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Debate në mbledhjen e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore ku merr pjesë edhe Kryeministri Edi Rama. Pas rreth 3 orësh mbledhja është ndërprerë me kërkesë kryeministrit.

Burime për “BalkanWeb” bënë me dije se asnjë nga palët nuk ka lëvizur nga pozicioni fillestar.

Ndërkohë që mësohet se sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi, ka qenë i prerë sa i takon rishikimit të marrëveshjes së 5 qershorit të dakordësuar mes palëve me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve.

“Kuptuam nga diskutimi i Kryetarit të Partisë Socialiste që qëllimi është të rihapim edhe njëherë diskutimin për përmbajtjen e marrëveshjes së 5 qershorit dhe të bëjnë ndryshime të saj. Drafti i marrëveshjes së 5 qershorit është produkt i një pune të përbashkët 6 mujore, është miratuar dhe nënshkruar me konsensusin e të gjitha palëve, me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë. Ne i qëndrojmë firmës sonë dhe deklarojmë që nuk mund të rishikohet apo rishkruhet asnjë fjalë ndryshe nga ajo që palët kanë dakordësuar dhe nënshkruar bashkërisht. Çështjet që ju shtruat bien në kundërshtim dhe ndryshojnë marrëveshjen e 5 qershorit dhe prishin dakordësinë që ne kemi arritur aty. (nenet 19 dhe 36 të draftit të nënshtruar në zbatim të marrëveshjes së 5 Qershorit)”, citohet të ketë thënë Bardhi.

Ai gjithashtu ka përmendur faktin se në dokumentin e dakordësuar është qartazi e shkruar se nuk ka konsensus për ndryshimin e sistemit.

“Gjithashtu, në mbledhjet e Këshillit Politik, por edhe gjatë diskutimeve në Rezidencën e Ambasadores së SHBA-së, përfaqësuesi zyrtar i Partisë Socialiste nuk ka dhënë konsensusin për ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe ka dakordësuar se kjo çështje nuk mund të diskutohet tani, por në një fazë më të vonshme. Ky fakt konfirmohet edhe nga përmbajtja e marrëveshjes së 5 Qershorit, ku specifikohet në shënimin nr. 2 që “nuk ka konsensus për ndryshimin e sistemit”. Sipas pikës 12 të marrëveshjes së firmosur më 5 Qershor ‘12. Hyrja në fuqi: ky shënim është i zbatueshëm për zgjedhjet e radhës’”, ka thënë Bardhi.

Pas rreth 3 orësh mbledhja është ndërprerë pasi kryeministri Edi Rama ka kërkuar 10
minuta pushim. Ai ka thënë se janë tre palë në tryezë duke iu referuar opozitës parlamentare që përfaqësohet nga Myslim Murrizi dhe Rudina Hajdari.

“Jemi gjithmonë 3 pole jo dy, është edhe opozita parlamentare. Pse jeni kundër hapjes së listave?”, mësohet se ka thënë Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NJË MOMENT PAUZE PAS LODHJES/ Erjoni dhe Bledi, dy infermierët e Infektivit jashtë mureve të spitalit për t'u qetësuar pak minuta (FOTOT)
Previous article "BAD BOY", POR DJAL I MAMIT/ Stresi ia bëri zemrën mal të ëmës me fjalët më të ngrohta për të (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

VLERËSIMET NEGATIVE NDAJ BIZNESEVE/ Rama: Sulm i padëgjuar kriminal me logjikën e hurit dhe drurit! Me ndihmën e Google, sipërmarrjeve do u kthehen... Breaking News

VLERËSIMET NEGATIVE NDAJ BIZNESEVE/ Rama: Sulm i padëgjuar kriminal me logjikën e hurit dhe drurit! Me ndihmën e Google, sipërmarrjeve do u kthehen...

E TRISHTË/ U vra nga bashkëshorti pas debatit për celularin, del foto e viktimës së krimit në Shkodër Aktualitet

E TRISHTË/ U vra nga bashkëshorti pas debatit për celularin, del foto e viktimës së krimit në Shkodër

TË TJERA DETAJE TRONDITËSE/ Pas dhunës ndaj 17-vjeçares zbulohet një tjetër pistë hetimi: Shantazh me foto dhe biseda online Aktualitet

TË TJERA DETAJE TRONDITËSE/ Pas dhunës ndaj 17-vjeçares zbulohet një tjetër pistë hetimi: Shantazh me foto dhe biseda online

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT