• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MBLIDHET SOT KËSHILLI POLITIK PËR NDRYSHIMET KUSHTETUESE/ Në tryezë edhe Rama. Meta nuk përgjigjet, Basha i delegon përgjegjësitë Bardhit
Home
Politikë

MBLIDHET SOT KËSHILLI POLITIK PËR NDRYSHIMET KUSHTETUESE/ Në tryezë edhe Rama. Meta nuk përgjigjet, Basha i delegon përgjegjësitë Bardhit

20 July, 2020 s.autor Breaking News, Politikë

Sot në orën 11:00 rinis puna e Këshillit Politik, jo për çështjet e lëna pezull apo marrëveshjen e 5 qershorit, por për ndryshimet kushtetuese të propozuara nga opozita në Kuvend dhe të mbështetura fort nga kryeministri Edi Rama. Hapja e listave dhe heqja e koalicioneve parazgjedhore do të jenë tashmë në tryezën e Këshillit Politik.

Pallati i kongreseve për javë të tëra ka qenë mikpritësi i negociatave mes palëve politike për reformën zgjedhore. Por sot protagonistët do të ndryshojnë. Përveç Damian Gjiknurit, mazhoranca do të përfaqësohet dhe nga kryeministri Edi Rama. E hëna e gjen kryedemokratin Basha në Kosovë dhe në vend të tij mësohet se do të jetë sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi, ndërsa nga opozita parlamentare vjen kreu i grupit Demokrat Myslim Murrizi.

Edi Rama ftoi dhe presidentin Ilir Metën t’i bashkohej tryezës por presidenti nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen, ndonëse ishte ky i fundit i cili propozoi që ndryshimet në Kushtetutë të diskutoheshin në këtë tryezë.

Përveç presidentit, kryeministri i drejtoi ftesë dhe kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi, e cila ka qenë e tërhequr nga zhvillimet e zgjedhores.

Pas vendosjes për t’u ulur sërish në tryezë, OliverVarhelyi, komisioneri për zgjerimin në BE përshëndeti mbledhjen e Këshillit Politik por shtoi se marrëveshja vendimtare e 5 qershorit duhet të ruhet dhe votohet pasi adreson një kusht kryesor për bisedimet e pranimit në BE.

Ndërsa ish-anëtari i Gjykatës së Strasburgut, Ledi Bianku dha një mesazh për palët politike. “Për kujtesë Këshillit Politik, etj – në Yumak dhe Sadak k. Turqisë, 2008, Gjykata e Strasburgut u shpreh se pragu elektoral mund të pranohet por kur ka sisteme korrigjuese, të tilla si koalicionet zgjedhore dhe kur ka garanci institucionale dhe procedurale – Gjykata Kushtetuese”.

Këshilli politik që u krijua për të bërë ndryshime në reformën zgjedhore, do të jetë tryeza e cila pritet të bëjë bashkë të gjithë liderët politikë për disa çështje për të cilat konsensusi duket larg.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK E PRET DITËN E DASMËS BABAI I FJORALBËS PA KËNDUAR UNË"/ Fatmira Breçani i vë “kusht” moderatores në emision (VIDEO)
Previous article PUSHIME NË KOHË PANDEMIE/ Shqiptarët ikin në Turqi, vendin tonë e vizitojnë turistë nga Ukraina, Polonia, Bjellorusia

s.autor

Postime të ngjashme

ARRESTIMI NË FRANCË/ Si ra pre e autoriteteve Ermal Beqiri dhe lidhja e tij me Ergys Agasin Aktualitet

ARRESTIMI NË FRANCË/ Si ra pre e autoriteteve Ermal Beqiri dhe lidhja e tij me Ergys Agasin

PËRFSHIRJA NË PROTESTA/ Ministri Demo: Fëmijët nuk e kanë vendin mes dhunës, së shpejti platforma “Help for You” kundër abuzimeve online Politikë

PËRFSHIRJA NË PROTESTA/ Ministri Demo: Fëmijët nuk e kanë vendin mes dhunës, së shpejti platforma “Help for You” kundër abuzimeve online

TRYEZA KOMBËTARE/ Nga rrjetet sociale te përgjegjësia e prindërve, Rama prezanton masat për mbrojtjen e fëmijëve: Së shpejti nisim diskutimin publik Politikë

TRYEZA KOMBËTARE/ Nga rrjetet sociale te përgjegjësia e prindërve, Rama prezanton masat për mbrojtjen e fëmijëve: Së shpejti nisim diskutimin publik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT