• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Bashkëjetesa zvogëlon rrezikun që të prekemi nga kjo sëmundje
Home
Shëndet

Bashkëjetesa zvogëlon rrezikun që të prekemi nga kjo sëmundje

30 December, 2017 Ina.Autor Shëndet

Sipas rezultateve të një studimi të ri, të pamartuarit e kanë një rrezik 42 për qind më të lartë që të sëmuren prej dementisë sesa njerëzit e martuar. Vejanët dhe të vejat kanë 20 për qind shanse më të larta të sëmuren.
Studiuesit nga Universiteti i Londrës i analizuan rezultatet e 15 studimeve të veçanta në të cilat studiuan lidhjen midis dementisë dhe gjendjes martesore. Në këtë mënyrë ata i analizuan të dhënat e 800.000 personave në mbarë botën, transmeton koha.net.

Sipas dr. Laura Phipps nga Instituti britanik për kërkime të sëmundjes Alzheimer, ekzistojnë shumë përfitime shëndetësore prej martesës.

“Personat të cilët janë të martuar në përgjithësi qëndrojnë më mirë financiarisht, dhe ky është një faktor që është ndërthurur me shumë aspekte të shëndetit tonë. Bashkëshortët mund ta ndihmojnë njëri-tjetrin në promovimin e shprehive të shëndetshme, i kushtojnë vëmendje shëndetit të partnerëve dhe u ofrojnë partnerëve mbështetje të rëndësishme shoqërore”, tha Phipps.

Psikiatri Andrew Sommerlad, i cili ka punuar në hulumtim, vuri në dukje se mënyra e shëndetshme e jetesës ndikon pozitivisht në shëndetin mendor.

“Kur zhvillohet dementia, ndër të tjera kjo çon në akumulimin e dëmtimit brenda trurit. Ne besojmë se kjo mund të zvogëlohet me mirëmbajtjen e shëndetit të përgjithshëm dhe ushqyerjen e shëndetshme, si dhe me ushtrime. Gjithashtu, ne mendojmë se është e mundur të zhvillohet kapaciteti i trurit i cili quhet rezervë kognitive me qëllim që truri ta përballojë më gjatë dëmin e brendshëm. Kjo arrihet përmes mirëmbajtjes aktive të jetës mendore dhe sociale”, tha ai.

Kjo është arsyeja se pse, sipas studiuesve, martesa dhe kujdesi që ofrohen nga partnerët për njëri-tjetrin janë faktorë që kontribuojnë në reduktimin e rrezikut të sëmundjes mendore në fazat e mëvonshme jetësore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Po vjehrrës çfarë do t'i bëni dhuratë? Disa ide për të mos u humbur
Previous article Ndikimi i Turqisë në Shqipëri dhe deklaratat e Edi Ramës, ja si i komenton Prodi

Ina.Autor

Postime të ngjashme

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt Shëndet

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli Shëndet

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT