• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ndikimi i Turqisë në Shqipëri dhe deklaratat e Edi Ramës, ja si i komenton Prodi
Home
Shqipëri

Ndikimi i Turqisë në Shqipëri dhe deklaratat e Edi Ramës, ja si i komenton Prodi

30 December, 2017 Redaktor2 Breaking News, Politikë, Shqipëri

Ish-kryeministri i Italisë, Romano Prodi, ka komentuar zhvillimet politke rajonale duke u shprehur se për Shqipërinë nuk sheh një të ardhme joeuropiane.

Përmes një interviste të datës 19 dhjetor për “Osservatorio Balcani e Caucaso”, Prodi, ka pranuar se ndikimi i Turqisë në Shqipërisë është shumë i madh, por se deklaratat e kryeministrit aktual, Edi Rama, nuk janë diçka e re, sa kohë nuk pasohen nga veprime konkrete.

Sigurisht, Ballkani mund të shikojë nga Lindja, por nuk mendoj se do të ishte konveniente për ta. Marrëdhëniet e mira me Turqinë janë mirë për këdo, por një bashkim politik Turqi-Shqipëri më duket pak si ëndërr. Marrëdhëniet me Kinën janë gjithashtu pozitive dhe të rëndësishme, por brenda disa kufijve – ato nuk duhet ta ndajnë Europën.

Deklaratat e Ramës do të ishin diçka e re nëse do të pasoheshin me veprime. Por unë nuk shoh skenarë joeuropianë për Shqipërinë që të jenë realistë, as edhe nuk besoj se qytetarët e Shqipërisë i shohin ato. Thënë kjo, sigurisht Turqia është një vend i madh dhe ka një ndikim të madh në Shqipëri, dhe ajo ushtrohet edhe përmes fesë – një mjet që duhet përdorur me shumë kujdes, pasi feja si faktor identifikimi mund të bëhet një faktor ndarës dhe të dalë nga kontrolli. Por mendoj se Shqipëria është një vend europian dhe mendoj se shqiptarët e konsiderojnë veten europianë. Në terma afatgjatë mendoj se ka qartësi. Pjesa tjetër janë gjëra të vogla”, shprehet Prodi.

Duke folur për krizën e vitit 1997, ish-kryeministri jep disa konsiderata edhe pse Italia ka humbur rëndësinë e dikurshme në Shqipëri, një vend në të cilin pas viteve ’90 ka patur prezencë më të madhe.

Përgjegjësia direkte e Italisë u mbështet nga veprime pas 1997-ës: investime, marrëdhënie serioze politike dhe duhet ta them – jo një sjellje invasive, siç do të kishin vende të tjera. Kur në verën e vitit 1997 zhvilloheshin zgjedhjet, i ndalova çdo politikani Italian që të bënte fushatë elektorale në Shqipëri pasi doja të shmangia ndërhyrjen në jetën politike të vendit. Në bazë të respektit dhe mosndërhyrjes, ne kemi krijuar një marrëdhënie shumë të fortë miqësie dhe interesash të përbashkëta, me investime të mëdha dhe trëgetësi. Sigurisht, gjatë viteve, ndikimi italian – apo më mirë vëmendje pasi unë nuk e pëlqej fjalën “influencë” – në Shqipëri ka rënë. Flas së pari për vëmendjen politike, pasi marrëdhëniet ekonomike mbeten. Javën e kaluar në Tiranë unë përsërita se ne duhet të përshpejtojmë procesin e afrimit me Bashkimin Europian, një process që bashkon vendet e Ballkanit Perëndimor dhe që është diçka më shumë sesa marrëdhëniet dypalëshe…tha ai.

Intervista është marrë disa ditë pas vizitës së tij në Tiranë me rastin e një konferencë të organizuar nga OSBE-ja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Bashkëjetesa zvogëlon rrezikun që të prekemi nga kjo sëmundje
Previous article Olsi publikon foton me dy ish-banorët e BBA, çfarë ka ndodhur mes tyre?

Redaktor2

Postime të ngjashme

I DYSHUAR NË PËRFSHIRJEN E VRASJES DHE ZHDUKJES SË KLEVIS LLAESHIT/ Sajmir Kolaveri mohon akuzat, Gjykata e Posaçme jep VENDIMIN... Aktualitet

I DYSHUAR NË PËRFSHIRJEN E VRASJES DHE ZHDUKJES SË KLEVIS LLAESHIT/ Sajmir Kolaveri mohon akuzat, Gjykata e Posaçme jep VENDIMIN...

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT