• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“VERË DHE VJESHTË E VËSHTIRË”/ Vuçiç për dialogun: Do na bëjnë presion
Home
Rajon

“VERË DHE VJESHTË E VËSHTIRË”/ Vuçiç për dialogun: Do na bëjnë presion

7 July, 2020 F.autor Rajon

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se “do të kërkojë që Bashkimi Evropian të luajë një rol më të rëndësishëm politik” në dialogun Prishtinë-Beograd.

Të enjten, presidenti serb do të takojë në Paris, homologun e tij francez, Emmanuel Macron.

Gjatë një konference për media në Beograd, Vuçiç tha se vendin e pret një “verë dhe vjeshtë e vështirë” në lidhje me Kosovën.

“Askush nuk dëshiron të na japë asgjë, ata do të na bëjnë presion për të humbur. Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për unitet”, tha Vuçiç.

Të martën me presidentin Macron është takuar kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

“Franca mbetet e përkushtuar për të ndihmuar Kosovën në mbështetjen e procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, është thënë nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës.

Më 10 korrik, pritet të mbahet një samit virtual mes Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimit e presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelares gjermane, Angela Merkel. Ky samit, ku merr pjesë edhe Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, thuhet se ka për qëllim lehtësimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ndërkaq, më 12 korrik, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti do të takohet në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Ky takim ndërmjet Hotit dhe Vuçiçit do të shënojë rinisjen e dialogut, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Dialogu, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, ka nisur më 2011. Ky proces u ndërpre në fund të vitit 2018, për shkak të një takse të vendosur nga autoritetet kosovare ndaj mallrave të Serbisë. Kjo masë më pas u zëvendësua me reciprocitet.

Por, Qeveria e Kosovës në muajin qershor vendosi që të heqë masat e reciprocitetit, me qëllim që t’i jepet shans rinisjes së dialogut. /REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET/ Shkodra, zonë e nxehtë e përhapjes së Covid. Qytetarët nuk respektojnë masat parandaluese
Previous article SERIE A DHE RENDITJA SURPRIZË/ Juventus përfundon jashtë Europës, Milan-i drejt Serisë B

F.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET/Vuçiç pranon humbjen: Studentët fituan zgjedhjet, marrin deri në 140 mandate! Rajon

ZGJEDHJET/Vuçiç pranon humbjen: Studentët fituan zgjedhjet, marrin deri në 140 mandate!

ZGJEDHJET NË SERBI/ Radhë kilometrike në disa pika kufitare Rajon

ZGJEDHJET NË SERBI/ Radhë kilometrike në disa pika kufitare

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren Rajon

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT