• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PAMJET/ Shkodra, zonë e nxehtë e përhapjes së Covid. Qytetarët nuk respektojnë masat parandaluese
Home
Sociale

PAMJET/ Shkodra, zonë e nxehtë e përhapjes së Covid. Qytetarët nuk respektojnë masat parandaluese

7 July, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

Shifrat e të infektuarve me COVID 19 në Shkodër po rriten dita ditës.

Tani nuk kemi të bëjmë më me vatra të menaxhueshme, por kemi të bëjmë me shpërthim komuntar të këtij infeksioni.

Distanca nuk respektohet, ndërsa qytetarët dynden në dyer të institucioneve duke mos përfillur fare rrezikun nga infeksioni.

Drejtoresha e njësisë vendore të kujdesit shëndetësore, Lindita Haxhija tregon se po përballen me indiferencën e qytetarëve për tu mbrojtur.

“S’bëhet fjalë më për vatra por është shpërthim komunitar. E kemi dhe prani të simptomave e kjo është më e keqja. Është për tu çuditur që ka simptoma të ndryshme.”, thotë Haxhija.

Tek filiali i Postës në Shkodër shihet qartë që askush nuk respekton distancën dhe mbajtjen e maskës në ambiente të mbyllura.

Edhe pse masat janë marrë që në zyrat me një ndalesë siç është ADISA ku hyrja bëhet në bazë të radhës, dhe ku nuk lejohet hyrja pa maska dhe pa matje e temperaturës, qytetarët përsëri qëndrojnë të grumbulluar jashtë ambienteve të saj.

“Ku të shkoj po s’mbajte radhë nuk hyjmë dot”, thotë një prej tyre.

Ndërsa ka nga ata qytetarë që janë shumë të kujdesshëm dhe mbajnë maska.

“Kam frikë jo nga vdekja por nga vuajtjet ndaj nuk e heq maskën”, thotë një tjetër qytetar.

Në tregun e Zdrales, shihet qartë që tregtarët nuk mbajnë maska por përpiqen të mbajnë distancë.

Ndërkohë që situata krahasuar me institucionet në këtë treg që ka qenë më problematiku në Shkodër është dukshëm më mirë.

Por qytetarët që respektojnë distancën janë të pakët.

“S’mbajnë maska po mbajmë distancë”, thotë një prej qytetarëve.

Nga ana tjetër Drejtoresha e Shëndetit Publik Shkodër, Lindita Haxhija kërkon që të ruhet distancimi social dhe të mbahen maskat.

“E kemi kërkuar që masat ti mbajnë vetë qytetarët. Njerëzit pas karantinës nuk e morën seriozisht daljen nga karantina. Vazhdojnë të grumbullohen në ceremoni morti.”, thotë ajo.

Haxhija bën dhe një sqarim për personat që kërkojnë të kryejnë tampon.

“Kërkojnë për të bërë tampon me qindra njerëz që duan të ikin për punë në Mal të Zi. Nuk kemi tamponë për këtë kategori njerëzish”, deklaroi Haxhija.

Në Shkodër neglizhenca e qytetarëve ka qenë prezentë që në konfirmimin e pacientit 0 në 9 mars.

Për këtë arsye nuk janë ndalur të infektuarit, ndërsa janë regjistruar dhe 12 humbje jete./abcnews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MUNDËSI E ARTË PËR VENDASIT/ Strakosha nuk lëviz, Lecce humb penalltinë skandaloze (VIDEO)
Previous article "VERË DHE VJESHTË E VËSHTIRË"/ Vuçiç për dialogun: Do na bëjnë presion

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË QENDËR TË ELBASANIT/ Përplasen keq dy automjete Aktualitet

AKSIDENT NË QENDËR TË ELBASANIT/ Përplasen keq dy automjete

VRAU TË DASHURËN E TIJ ILARIA SULA/ Gjykata e Romës dënon me burg përjetë autorin! Babai i shqiptares: Ai ende merr frymë, vajza ime jo Aktualitet

VRAU TË DASHURËN E TIJ ILARIA SULA/ Gjykata e Romës dënon me burg përjetë autorin! Babai i shqiptares: Ai ende merr frymë, vajza ime jo

E PËSON KEQ/ I vuri zjarrin tokës në Divjakë, kapet pranë vatrës së flakëve 29-vjeçari i dyshuar Aktualitet

E PËSON KEQ/ I vuri zjarrin tokës në Divjakë, kapet pranë vatrës së flakëve 29-vjeçari i dyshuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT