• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SEKRETET TRONDITËSE TË TELEFONATAVE TË DONALD TRUMP/ Nga fyerjet për Merkel, tek lëvdatat dhe servilizimi ndaj Putin
Home
Nderkombetare

SEKRETET TRONDITËSE TË TELEFONATAVE TË DONALD TRUMP/ Nga fyerjet për Merkel, tek lëvdatat dhe servilizimi ndaj Putin

30 June, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Reporteri legjendar Carl Bernstein, ka publikuar në CNN një shkrim tronditës mbi Donald Trump.

Ai ka siguruar disa transkripte të bisedave të Donald Trump, me liderët kryesorë të botës.

Në këto biseda, raportohet se Trump ka veç lëvdata për Vladimir Putin dhe madje edhe i serviloset këtij të fundit, duke kërkuar me çdo kusht miratimin e këtij të fundit.

Dhe në momentin kur një prej këshilltareve i kujton se kush është Putin, një ish-spiun i regjur i KGB-së së famshme, Trump e injoron, duke dëgjuar më shumë këshillat e së bijës dhe dhëndrit të tij.

Tronditëse ndërkohë, janë telefonatat e tij me Angela Merkel.

Në një prej tyre, Trump e quan atë budallaqe, çka ka çuar në acarimin dhe praktikisht prishjen e marrëdhënieve të SHBA-së me Gjermaninë.

“Disa nga gjërat që ai i tha Angela Merkel janë thjesht të pabesueshme: ai e quajti atë” budallaçkë “dhe e akuzoi atë se ishte në xhepin e rusëve,” bën me dije një burim.

Ndërsa ish-kryeministren britanike Theresa May, Trump e ka cilësuar si një politikane shumë të dobët, gjatë një telefonate që ka pasur me të.

Ai ndërkohë, iu është mburrur për pasurinë e tij, Kim Jong-ut të Koresë së Veriut dhe Mohamed bin Salman të Arabisë Saudite.

Trump ka pasur kontakte të shpeshta dhe të ngushta edhe me Erdogan, por punonjësit e Shtëpisë së Bardhe u alarmuan pasi agjentët turq të sigurisë në Uashington po ndiqnin lëvizjet e Trump në mënyrë që Erdogan të dinte se kur të telefononte.

Në bisedat e tyre, Erdogan shfrytëzoi mungesën e njohurive të Trumpit për Lindjen e Mesme dhe e përdori atë.

I vetmi moment kur Trump është acaruar me Erdogan, është për arrestimin e një pastori amerikan në Turqi, që më pas u lirua.

Në shkrimin e Carl Bernstein thuhet se Trump dëgjon vetëm të bijën, Ivanka Trump dhe burrin e saj, këshillat e të cilëve janë të dobëta.

Ky raport tronditës është një goditje e fortë për Trump, në prag të zgjedhjeve për president, pas librit të ish-këshilltarit të tij të Sigurisë, John Bolton.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRFUNDON REHABILITIMI I KANALIT VADITËS TË KUTURMANIT/ Balla: Vepër e rëndësishme për infrastrukturën bujqësore të Librazhdit
Previous article KORONAVIRUSI/ 2 raste me Covid në Fier, zbulohet një vatër e re, e infektuar një 50-vjeçare

s.autor

Postime të ngjashme

"99% TË KOHËS BIEM DAKORD..."/ Netanyahu mohon përçarjen me Trump Botë

"99% TË KOHËS BIEM DAKORD..."/ Netanyahu mohon përçarjen me Trump

TRUMP FLET ME ZELENSKYN DHE PUTIN/ Rifillojnë përpjekjet për paqe në Ukrainë Botë

TRUMP FLET ME ZELENSKYN DHE PUTIN/ Rifillojnë përpjekjet për paqe në Ukrainë

“AMERIKA NUK KA QENË KURRË MË E FORTË”/ Trump uron Pavarësinë me një fjalim të fuqishëm Botë

“AMERIKA NUK KA QENË KURRË MË E FORTË”/ Trump uron Pavarësinë me një fjalim të fuqishëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT