• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRFUNDON REHABILITIMI I KANALIT VADITËS TË KUTURMANIT/ Balla: Vepër e rëndësishme për infrastrukturën bujqësore të Librazhdit
Home
Politikë

PËRFUNDON REHABILITIMI I KANALIT VADITËS TË KUTURMANIT/ Balla: Vepër e rëndësishme për infrastrukturën bujqësore të Librazhdit

30 June, 2020 s.autor Politikë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Librazhdit Kastriot Gurra inspektuan përfundimin e punimeve të kanalit vadites ne fshatin Kuturman. Për shkak edhe të terrenit të vështirë, investimi tashmë është bërë me tuba, të cilët janë nën tokë dhe si rrjedhim jetëgjatësia e këtij investimi do të jetë më e sigurte.

“Kjo është një vepër shumë e rëndësishme përsa i përket infrastrukturës bujqësore të Bashkisë Librazhd.
Bashkë me kryetarin e Bashkisë prej disa vitesh kishim bërë të gjitha përpjekjet për të rivendosur në punë kanalin e vjetër, por ai kanal nuk mund të rikuperohej dhe u desh që në pjesën më të madhe të një segmenti 17 km të ndërhyhej tërësisht dhe ky investim do të jetë përfundimtar.
Do të qëndrojmë në krye të punimeve dhe nuk do të marrim në dorëzim objektin nëse ai nuk do të jetë sipas standardeve”, deklaroi Balla.

Ndërsa kryetari i Bashkisë Kastriot Gurra në fjalën e tij vuri në dukje se ky ishte një angazhim i marrë që në ditën e parë në detyrë.

“Ka qenë angazhimi ynë që ditën e parë në administrimin e punëve të bashkisë për të bërë të mundur dërgimin e ujit vaditës në çdo parcelë. Fshati Kuturman ka një sipërfaqe toke të konsiderueshme, 380 ha tokë dhe me këtë investim do t’u vijmë në ndihmë banorëve të atij fshati. E rëndësishme është që ai problem që ka ekzituar prej vitesh tashmë është zgjidhur.”, tha Gurra.

Edhe fermerët e zonës e cilësuan jetik këtë investim të kërkuar prej shumë vitesh, pasi fshati merret vetëm me bujqësi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAFIKU I DROGËS ITALI-SHQIPËRI/ Nis konferenca e përbashkët mes Antimafias italiane dhe SPAK
Previous article SEKRETET TRONDITËSE TË TELEFONATAVE TË DONALD TRUMP/ Nga fyerjet për Merkel, tek lëvdatat dhe servilizimi ndaj Putin

s.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKON PAMJET NGA PROTESTA/ Rama: ‘Arkivoli politik’ është simbol i së shkuarës dhe nuk duhet të rikthehet Breaking News

PUBLIKON PAMJET NGA PROTESTA/ Rama: ‘Arkivoli politik’ është simbol i së shkuarës dhe nuk duhet të rikthehet

AKTI NORMATIV PËR BUXHETIN 2026/ Rama: Ekonomia u rrit përtej parashikimeve, bonus për pensionistët dhe mbështetje sociale Politikë

AKTI NORMATIV PËR BUXHETIN 2026/ Rama: Ekonomia u rrit përtej parashikimeve, bonus për pensionistët dhe mbështetje sociale

ARKIVOLI NË TUBIM/ Lamallari: S’mund të përdoret si dekor proteste, sidomos në sy të fëmijëve Politikë

ARKIVOLI NË TUBIM/ Lamallari: S’mund të përdoret si dekor proteste, sidomos në sy të fëmijëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT