Në Fier gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 2 raste të reja me Covid.
Raportohet së bëhet fjalë për një vatër të re në Patos. Rasti i ri është një grua 50-vjeçare, e cila është kosideruar vatër e re.
Sakaq raportohet se rasti tjetër është nga zinxhiri i kontakteve të mëparshme.
Ndërkaq, nga testimet e kryera, në të gjithë vendin 69 raste kanë rezultuar pozitive.
Sakaq janë shënuar 3 viktima, konkretisht, një 44 vjeçare nga Durrësi, një 71 vjeçar nga Tirana dhe një 85 vjeçar nga Tirana, të tre me sëmundje bashkëshoqëruese.